Krasniqi: Spitalet janë të stërngarkuara me pacientë, situata është rënduar shumë

Aktuale

Krasniqi: Spitalet janë të stërngarkuara me pacientë, situata është rënduar shumë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 15:29
Valbon Krasniqi

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHKUK-së, Valbon Krasniqi tha se spitalet janë të stërngarkuara me pacientë që po trajtohen me COVID-19.

Ai tha se deri tani numri i pacientëve që po trajtohen për COVID-19 kanë kaluar shifrën mbi 1 mijë.

‘Spitalet tona janë të stërngarkuar me pacientë, ka kaluar shifrën mbi 1 mijë. Rreth 700 persona janë me oksigjeonoterapi”, tha Krasniqi në një konferencë për media.

Ai shtoi se situata me pandeminë është rënduar shumë dhe nevojitet kujdes shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat