Balaj-Halimaj: Krahas këtij ligji, si Qeveri e Kosovës do të jemi në krah të bizneseve dhe qytetarëve në këtë kohë të vështirë

Aktuale

Balaj-Halimaj: Krahas këtij ligji, si Qeveri e Kosovës do të jemi në krah të bizneseve dhe qytetarëve në këtë kohë të vështirë

Nga: A.Z Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 15:51
Albulena Balaj-Halimaj

Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbjë Ekonomike. Përmes një postimi në Facebook ka thënë se tani institucionet e vendit kanë mundësi që t’u dalin në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Ajo ka shkruar se ky ligj mundëson që qytetarëve dhe bizneseve t’u shpërblehen afro 600 milion në forma të ndryshme për të tejkaluar këtë krizë, përcjell “Bota sot”.

Më tej ka thënë se krahas këtij ligji do të ndërmarrim edhe veprime të tjera dhe do të jemi në krah të bizneseve dhe qytetarëve në funksion të tejkalimit të kësaj krize.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë, Kuvendi i Kosovës sapo miratoi në lexim të dytë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Tani institucionet e vendit kanë mundësi që t’u dalin në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Pandemia ka lënë gjurmë tek bizneset dhe ekonomitë familjare, andaj i gjithë fokusi ynë do të jetë mbështetja e tyre në këtë kohë të vështirë.

Ky ligj mundëson që qytetarëve dhe bizneseve t’u shpërndahen afro 600 milionë euro në forma të ndryshme për të tejkaluar këtë krizë.

Krahas këtij ligji, si Qeveri e Kosovës, do të ndërmarrim edhe veprime tjera dhe do të jemi në krah të bizneseve dhe qytetarëve në funksion të tejkalimit të kësaj situate.

Urime qytetarëve të Kosovës, miratimi i këtij Ligji!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat