Driton Tali i drejtohet LDK-së: Heshtni e mos na shitni moral, udhëhiqeni nga komunisti më i suksesshëm i Ballkanit

Aktuale

Driton Tali i drejtohet LDK-së: Heshtni e mos na shitni moral, udhëhiqeni nga komunisti më i suksesshëm i Ballkanit

Nga: A.Zh Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 18:34
Albin Kurti dhe Driton Tali

Driton Tali, ish-këshilltar i Albin Kurtit, ish-kryeministër i Kosovës, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, që nga viti 2010, udhëhiqet nga “komunisti më i suksesshëm i Ballkanit”.

Ai u ka kërkuar anëtarëve të LDK-së të mos shesin moral, nën moton se "unë i rri besnik LDK-së sepse e ka krijuar Ibrahim Rugova", përcjell Bota sot.

Reagimi i Talit në Facebook:

Ani kur ma bëjnë do "unë i rri besnik LDK'së sepse e ka kriju Rugova".

U dostat e mi: partitë udhëhiqen prej Kryetarit, e pak ma pak prej Kryesisë, e edhe ma pak prej Këshillit të Përgjithshëm - Kuvendit.

Ibrahim Rugova ka vdekur me 21 janar 2006.

Nga 2010 ju udhëhiqeni prej "komunistit ma të suksesshëm të Ballkanit".

E ma mirë mos të flas kënd tjetër e keni në Kryesi e ... !

Bare heshtni e moral mos na shitni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat