“Merrem unë me ty”, Geci i kundërpërgjigjet Kryeziut

Aktuale

“Merrem unë me ty”, Geci i kundërpërgjigjet Kryeziut

Nga: A.Morina Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 18:30
Gani Geci

Ismet Kryeziu, nga Instituti Demokratik i Kosovës, reagoi ndaj deklaratës së deputetës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci e cila tha se nuk frikësohet nga përmendja e viktimave që janë vrarë nga një grup kriminelësh që janë thirrur në emër të luftës”

Kryeziu përmes një postimi në facebok kërkoi t’u ndalohet deputetëve kur folin për vrasje.

E i menjëhershëm ishte reagimi i ish-deputetit, Gani Geci, babit të deputetës së LDK-së, i cili përmes një postimi në facebook e paralajmëroi Ismet Kryeziun, se ai personalisht do të merret me të.

"Me ty Ismet Kryeziu merrem unë edhe me krejt burrat si ti merrem unë. Edhe me generalla merrem unë. Unë të njoh mirë ty besoj se edhe ti mua më njeh", deklaroi Geci, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Me ty Ismet Kryeziu merrem unë edhe me krejt burrat si ti merrem unë. Edhe me generalla merrem unë.

Unë të njoh mirë ty besoj se edhe ti mua më njeh.

Besa unë i njoh edhe krejt këta burrat që merren me politik që 30 vjet e këndej edhe ata që kanë luftu kundër Serrbisë që 30 vjet e këndej i njoh edhe ata që i kanë zhvat fondet e qytetarëve të Republikës së Kosovës ne emër të OJQ-ve i njoh.

Ti sigurisht e din për mua se nga e siguroj jetesën time dhe familjes sime edhe unë e di për ty qysh e siguron jetën tënde.

Kurdo që është ardh fushata ju na keni akuzuar se ne po bëjmë politikë me vrajset politike të pas luftës po i përdorim për fushatë.

Qoni ju ata te vraret nga varri që të jenë në mesin tonë sikur ti që je gjall pranë familjes tane dhe ne kurrë ma nuk merrem me kete çështje.

E di që kur dikush e arsyeton tërheqjen e një nënshkrimi me faktet e një aktakuze publike juve ju dhemb sepse jeni komunist e problemi i kumunizmit ish interesant me i ra këtij komunistit këtu në Kosovë i dhemb atij në Kinë.

E di që tani ti ki me thanë se ti e ke kumunistin kryetar partie, po unë isha në LDK, para se të vinte ai aty.

Para disa dite bëjshit propagand dhe thojshit ku janë bijtë e atyre të vrarëve që s’po flasin e kur po flasim mos i leni me fol.

Zgjidhe në cilin TV po don ti me debatu me mu e ti merri krejt udhëheqësit e partive majtiste në Kosovë, në Shqipëri e në Maqedoni edhe krejt komandantët falls të UÇK-së, e debatojmë për luftën edhe cilën do temë që doni ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat