Ish-zëvendësministri i VV-së paralajmëron Hotin: U ka ardhur fundi, kanë për tu mbetur në fyt milionat!

Aktuale

Ish-zëvendësministri i VV-së paralajmëron Hotin: U ka ardhur fundi, kanë për tu mbetur në fyt milionat!

Nga: A.Zh Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 18:40
Enver Dugolli dhe Albin Kurti

Enver Dugolli, ish-zëvendësministër i Mbrojtjes, e ka quajtur “mashtrim të radhës” miratimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike nga Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se kjo klasë politike nuk e ka prioritet qytetarin dhe se ky i fundit nuk po përfiton nga shteti, përcjell Bota sot.

Dugolli ka theksuar se atyre iu ka ardhur fundi dhe se “kanë për tu mbetur në fyt milionat”.

Reagimi i tij i plotë në Facebook:

Të përbashkuarit e turpit 20 vjeçar!

Këta që e sollën këtë mjerim ekonomik, politik e degradim të skajshëm prapë u bënë bashkë për gjoja shpëtimin e vendit dhe të ekonomisë. Nuk është asnjë lloj rimëkëmbje ekonomike e mbi të gjitha është iluzion të mendohet një gjë e tillë kur qytetari detyrohet t'i tërheq 10% të mjeteve të veta nga trusti pensional, e qeveria rrahë gjoks se po ju ndihmon qytetarëve në pandemi.

Për cilët qytetarë po bëhet fjalë? E çka do bëhet me pjesën dërrmuese të qytetarëve që nuk kanë as llogari të hapura në trusin pensional e lere më të kenë para të kursyera?

Ky është vetëm një mashtrim i radhës. Qytetari nuk po përfiton nga shteti sepse kjo klasë politike nuk e ka prioritet qytetarin.

Prioritet kanë bizneset e tyre, oligarkët dhe rrethin familjar të cilët do përfitojnë milionat.

Kësaj i thonë rimëkëmbje këta.

Por le të vazhdojnë edhe pak kështu. Edhe ashtu u ka ardhur fundi dhe kanë për tu mbetur në fyt milionat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat