Zbulohet data e konfirmimit të aktakuzës së Speciales për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn

Aktuale

Zbulohet data e konfirmimit të aktakuzës së Speciales për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn

Nga: A.Morina Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 18:57
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Ushtruesi i detyrës së organizatës së veteranëve të luftës, Faton Klinaku, ka njoftuar se me datën 11 dhjetor do të i konfiromohen aktakuzat, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Klinaku përmes një postimi në facebook citoi avokatin mbrojtës të Haradinajt, Bas Martens, se me datën 11 të këtij muaji do të konfirmohet aktakuza, kurse katër ditë më vonë do të mbahet seanca gjyqësore, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Në bazë të avokatit të Nasim Haradinajt, Bas Martens, me datën 11 dhjetor 2020 konfirmohet aktakuza për krerët e OVL-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, ndërsa me datën 15 dhjetor 2020 do të mbahet seanca gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat