“Ngadalë se ty nuk ta ka vra askush prindin, as djalin a vajzën”, ish bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit i reagon Ismet Kryeziut

Aktuale

“Ngadalë se ty nuk ta ka vra askush prindin, as djalin a vajzën”, ish bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit i reagon Ismet Kryeziut

Nga: P.R Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 19:57
Ismet Kryeziu

Reagimi i Ismet Kryeziut nga KDI ndaj fjalimit të deputetes, Marigona Geci, ka nxitur shumë reagime në Kosovë.

Në vazhdën e reagimeve është edhe ai i Sefedin Krasniqit, ish bashkëpunëtorit të Ahmet Krasniqit.

“Nese, Marigona Geci s’paska të drejte të flas për vrasjet e shqiptareve të pafajshem nga vete shqiptaret, pse paska drejte të flas për të pagjeturit Saranda Bogujevci? Ngadalë Ismet kryeziu se ty nuk ta ka vra askush prindin as djalin a vajzen! Pastaj, a do të thotë kjo qe Ismet Kryeziu po i thotë, indirekt, edhe deputetit Fetah Rudit të heshtë. Ismet Kryeziu dhe shume të tjere nuk po kuptojnë se femijët e të vrarëve të pafajshem po lypin llogari, sepse jane rritur pa dashurine e prinderve dhe me damkën se prindërit ua kanë shpallur tradhtarë”, ka shkruar Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se Ismet Kryeziu ka shkruar se deputetëve duhet tu ndalohet që të flasin për vrasje në Kuvendin e Kosovës.

“Duhet t’u ndalohet deputeteve me fole per vrasje. Deputetja Geci, me fjalimin e juaj krejt jashte rendit te dites!!? Boll ma e keni keqperdor foltoren dhe i keni irrituar qytetaret, shkoni deshmoni ne gjykate speciale dhe lejani kete pune drejtesise. S’jeni ju as te drejtit e as ata qe vendosni drejtesi. Irrituese jane keto fjalime per qytetaret. E verteta e dale nga shoshitja e drejtesise se paanshme, do te jete themeli per paqe te perhershme, e jo fjalimet tuaja! Secili rrefim nga kushdo qofte, personazh historik a politik, nuk eshte i mjaftueshem per t’u besuar si i vertete, e as per te sjellur drejtesi, pervec institucioneve te drejtesis”, ka shkruar Ismet Kryeziu në reagimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat