“Lufta” speciale ndaj Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale, vjen paralajmërimi nga ish-këshilltari i kryeministrit Hoti: Argat i fortë për...

Aktuale

“Lufta” speciale ndaj Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale, vjen paralajmërimi nga ish-këshilltari i kryeministrit Hoti: Argat i fortë për...

Nga: N. H Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 20:33
Selia e Gjykatës Speciale

Ish-këshilltari i kryeministrit Avdullah Hoti, Visar Berisha, djali i Kolë Berishës, ish-nënkryetarit të LDK-së, ka folur për “luftë” që po bëhet ndaj Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale.

Sipas Berishës, krejt kjo është një ndërmarrje reaktive, frustrante dhe krejt e dëmshme për viktimat, në njërën ane, ata që janë akuzuar dhe ata që mund të akuzohen, por edhe një argat i fortë për armiqtë e shtetësisë së Kosovës, në anën tjetër.

Krejt në fund, ai thekson se këto veprime veçse do ta forcojnë veprimin e saj arbitrar në funksion të pretendimeve për rrezikim të proceseve hetuese e gjykuese.

Ja shkrimi i tij:

Image
Visar Berisha

Lufta speciale, me të gjitha përpjekjet e propagandës publike dhe asaj nën rogoz, kundër Dhomave të Veçanta të Gjykatës...është një ndërmarrje reaktive, frustrante dhe krejt e dëmshme për viktimat, në njërën ane, ata që janë akuzuar dhe ata që mund të akuzohen, por edhe një argat i fortë për armiqtë e shtetësisë së Kosovës, në anën tjetër.

Kosova, shoqëria e saj, nuk duhet ta pranoj rolin e të mbyturit që fundos çdo gjë për pak më shumë ajr.

Këto veprime antiGjykatë jo që s’mund ta dekonstruktojnë apo deligjitimojnë atë, por përkundrazi do ta forcojnë veprimin e saj arbitrar në funksion të pretendimeve për rrezikim të proceseve hetuese e gjykuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat