Deputetja e LDK-së për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike: Më mirë vonë, se hiç!

Aktuale

Deputetja e LDK-së për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike: Më mirë vonë, se hiç!

Nga: H.O. Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 20:36
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi në një postim të saj në Facebook ka reaguar pas votimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Deputetja e LDK-së shkruan se ҫështja e votimit të këtij ligji duhet të jetë standard i partie për votim.

Ajo shkruan tutje se ky ligj mund të jetë efektiv në situatën e pandemisë dhe inkurajim për bizneset.

Deputetja Bunjaku Rexhepi thotë se ky ligj do të votohej për LDK-në qysh në qershor e korrik.

Postimi i plotë:

Qytetarë, vonë, por më mirë vonë, se kurrë! Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike u votua. Çështjet përtej partisë, të interesit nacional, duhen të jenë standard i çdo partie për votim. Urojmë që ligji t'ju lehtësoj sadopak efektin e pandemisë. Kursimet e juaja të ju shërbejnë për këtë dimër të vështirë. Bizneseve inkurajim me mbështetje financiare e kreditore. E kalofshim sa ma shpejt pandeminë dhe efektet e saj në të gjitha fushat! Për LDK-në, kjo do të bëhej që në qershor e korrik, por sidoqoftë, më mirë vonë, se hiç!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat