Ish këshilltari i Albin Kurtit: Ja pse LDK-së e PDK-së ju konvenon të shkojnë në zgjedhje

Aktuale

Ish këshilltari i Albin Kurtit: Ja pse LDK-së e PDK-së ju konvenon të shkojnë në zgjedhje

Nga: H.O. Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 21:14
Avdullah Hoti, Kadri Veseli

Driton Tali, ish-këshilltar i Albin Kurtit në një postim të tij në Facebook ka përmendur arsyet pse është më mirë të shkohet në zgjedhje.

Ai madje ka folur për partitë e mëdha, nëse iu konvenon apo jo shkuarja në zgjedhje të reja.

Kështu, për LVV-në thotë se është në interes të saj, po aq sa edhe për partitë tjera. Ndërkaq për LDK-në thotë se ‘është më mirë sot të shkohet në zgjedhje se sa nesër e më mirë nesër se sa pasnesër’.

Ndërsa, Tali thotë se ‘për PDK-në zgjedhjet e parakohshme janë në interes. Pak për faktin se mund të përfitojë nga sentimenti (sa është ende i freskët) i Gjykatës Speciale’.

Postimi i plotë:

Zgjedhjet e parakohshme nuk janë vetëm se në interes të LV'ës por edhe në interes të gjitha partive tjera të mëdha përveç interesit të Isa Mustafës.

Për LDK është më mirë sot të shkohet në zgjedhje se sa nesër e më mirë nesër se sa pasnesër..., d.m.th., "nji sahat e ma përpara" për faktin se sa ma shumë që zhagiten ato LDK do të pësojë edhe më shumë rënie.

Pra, në aspektin afatshkurtër, LDK do të humbas elektorat, ashtu predikojnë edhe sondazhet e shumta, por ajo do t'i japi shanse forcave reformiste përbrenda që ta çlirojnë LDK'ën nga Isa Mustafa dhe sitëtillët, të cilët e kanë kapur LDK'ën e sotit.

Edhe për PDK'ën zgjedhjet e parakohshme janë në interes. Pak për faktin se mund të përfitojë nga sentimenti (sa është ende i freskët) i Gjykatës Speciale por edhe nga imazhi i ri që ka marrë "PDK'ja e opozitës me udhëheqësinë e re".

Kurse AAK e cila mbase e ka elektoratin e saj stabil por mund të përfitojë nga rrethanat e krijuara.

E për partizat tjera ato si zakonisht i bashkangjiten këtyre të mëdhave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat