Reagon ashpër Behxhet Pacolli, ja sa para dhashë për popullin e Kosovës

Aktuale

Reagon ashpër Behxhet Pacolli, ja sa para dhashë për popullin e Kosovës

Nga: H.O. Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 21:38
Behxhet Pacolli

Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli në një postim të tij në Facebook ka reaguar ndaj një shkrimi që është pubikuar në një medium në Kosovë rreth pagës së tij, në kohën kur ka qenë pjesë e qeverisë.

Pacolli thotë se në kohën kur ka qenë President dhe pjesë e qeverisë nuk ka marrë pagë asnjëherë, pasi paga ka shkuar për njerëzit në nevojë.

Pacolli shkruan tutje se ‘në periudhën 2017, kur kam marrë funksion në qeveri, isha dakorduar me Sekretariatin  e MPJ që paga ime të shkojë direkt në fondacionin “Behgjet Pacolli” dhe nëpërmjet tij, t’u jepet studentëve në formë të bursës për pagesën e shkollimit dhe mbeshtetjet tjera njerëzve në nevojë’.

Sipas tij, ‘tek në fund të mandatit nga sekretari I MPJ jam informuar se pagat nuk kanë dalur asnjeherë’.

Pacolli thotë tutje se që nga mbarimi i luftës e deri më tani, Fondacioni ‘Behgjet Pacolli’ ka kontribuar për nevojat e popullatës me mbi 33 milionë euro.

Postimi i plotë:

Mua mu duken shumë tendencioz, malinjë dhe joprofesional...!

Eshte fjala per titullin ne KTV dhe ne Koha Ditore te mbremjes se sotme rreth “pagës“ time gjatë kohës sa kam qenë pjesë e qeverisë. Per hirr te publikut por jo edhe për shkak të malinjitetit tendencioz te autorve të ketij titulli (përkundër sqarimeve që stafi im kishte dhënë)....  po e  sqaroj:

Unë, edhe në kohën sa kam qenë president ( paga ime ka shkuar per njerzit ne nevojë) por edhe në periudhën sa kam qenë në qeveri 2011-2014, nuk kam marrë pagë.

Në periudhën 2017, kur kam marrë funksion në qeveri, isha dakorduar me Sekretariatin  e MPJ që paga ime të shkojë direkt në fondacionin “Behgjet Pacolli” dhe nëpërmjet tij, t’u jepet studentëve në formë të bursës për pagesën e shkollimit dhe mbeshtetjet tjera njerëzve në nevojë.

Në atë kohë, kërkesa ka shkuar tek sekretari I atëhershëm I ministrisë së Jashtme, përfshirë edhe xhirollogarinë e fondacionit dhe kjo per mua është konsideruar punë e mbyllur.

Në anën tjetër, Fondacioni kishte vazhduar me pagesat e rregullta  të bursave per student si dhe me ndihma periodike për shërim të personave në nevoje jasht vendit,si dhe në fushat tjera.

Për arsye të paqarta, tek në fund të mandatit nga sekretari I MPJ jam informuar se pagat nuk kanë dalur asnjehere.

Arsyetimi i Sekretarit ishte se MPJ nuk ka mund ti depojnë në llogari të fondacionit për shkaqe teknike, por të njëjtat duhet ti bartin fillimisht në llogarinë time private. Pra, unë gjatë kohës sa kam ushtruar funksionin e ministrit të jashtëm në qeveri, asnjëherë nuk jam rimbursuar me pagë, meditje, apo me pagesat, te njejtat  i kam kryer nga llogaria ime private, pagesa që shpeshhere kanë qenë jo vetem per mua por edhe për delegacione që kanë qenë në funksion të punës për shtetin e Kosovës. E tërë ideja ka qenë dhe mbetet që ato mjete, nëpërmjet Fondacionit “Behgjet Pacolli” tu shkojnë studentëve, të rinjëve të Kosovës dhe atyre që kanë nevojë.

E sa për informacionin e atyre që janë dashakeq, por edhe të njerëzve të vullnetit të mirë, Fondacioni “Behgjet Pacolli”, deri më tani, që nga përfundimi I luftës, të dokumentuara, ka kontribuar per nevojat e popullates me mbi 33 milion euro, (mjete vetanke), në ndihmë të njerëzve në nevojë, për shërim jashtë vendit, për bursa për student, shtepi, për infrastrukturë arsimore, kulturore, historike etj etj.

Nuk eshte as korrekte e as profesionale te manipulosh me dicka që është e shenjtë për mua: shtrirja e dores për ata që kanë nevojë është e shenjtë!. Kam frikë kur e shoh deri ku ka  shkuar malinjiteti tek disa njerz te frustruar, që infektojne një shoqeri të tërë.... Na ruaj Zot, nga këta njerez!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat