Bulliqi: Pa Vjosa Osmanin LDK-ja do të ishte pas AAK-së në zgjedhje

Aktuale

Bulliqi: Pa Vjosa Osmanin LDK-ja do të ishte pas AAK-së në zgjedhje

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 23:03
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i zgjedhur i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka folur për ish-partinë e tij, Lidhjen Demokratike të Kosovës. Thotë se kjo parti po gabon që po largon njerëz si Vjosa Osmani. Sipas tij, pa Vjosa Osmanin, LDK’ja sdo të dilte e dyta në zgjedhje ashtu siç ka ndodhur.

“Vjosa Osmani, ju e dini, është një prej politikaneve të reja shumë të fuqishme. Reputacioni, përgatitja profesionale e Vjosa Osmanit është larg me këta që sot e kanë bërë atë klanin e tyre dhe të cilët po i eleminojnë politikanët nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha Bulliqi.

“Mua më vjen shumë keq që Vjosës i ka ndodh diçka e tillë sepse jam më se i bindur se po mos të kish qenë emri i Vjosa Osmanit në zgjedhjet nacionale LDK’ja do ta kishte vendin ndoshta edhe më poshtë se AAK’ja e mos të flasim për vendin e dytë”, shtoi ai.

“Por sidoqoftë këto janë politika të brendshme të tyre ata le të vazhdojnë punën  tyre”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat