Deputeti i LDK-së: Ja kush janë dy fajtorët kryesorë për humbjen e Podujevës

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Ja kush janë dy fajtorët kryesorë për humbjen e Podujevës

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 23:49
Haxhi Avdyli

Pas dy dekadave, LDK ka humbur bastionin e saj më të madh, atë në Llap. Madje, Lidhja Demokratike e Kosovës këtë bastion e humbi me të parë, pa balotazh.

Garës që i printe kësaj partie, Nexhmi Rudari nuk arriti të vazhdonte qeverisjen e LDK-së në Llap, derisa u mposht të dielën nga kandidati i VV-së, Shpejtim Bulliqi. E për këtë rezultat, deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka “gjetur” dy fajtorë.

Avdyli, për 'Expose thotë se pikërisht humbja e bastionit të LDK-së në Llap, sipas tij, fajtorë janë vetë kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa dhe ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu.

“Agim Veliu la pozitën e kryetarit të komunës për t’u bërë ministër i Kurtit edhe pse ishte kundërshtari më i madh i atij koalicioni. Ata (Isa Mustafa dhe Agim Veliu), po e çojnë LDK-në drejt humnerës”, thotë Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat