Këshilltari i Zemajt tregon se kur do ta ketë Kosova vaksinën kundër COVID-19

Aktuale

Këshilltari i Zemajt tregon se kur do ta ketë Kosova vaksinën kundër COVID-19

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 00:04
Armend Zemaj

Ramush Bejiqi, këshilltari i Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se janë duke punuar vazhdimisht në menaxhimin e situatës me COVID-19.

“Ministria e Shëndetësisë është duke e përcjell situatën me COVID-19. Në këtë aspekt, jemi duke punuar me të gjithë fuqinë tonë që e kemi si njerëzore ashtu edhe teknike. Qëllimi ynë është që ta zvogëlojmë numrin e të infektuarve dhe të vdekurve nga ky virus. Duhet ta kuptojmë se jo vetëm në Kosovë por e gjithë bota e ka sistemin shëndetësor në kolaps”.

Ai ka deklaruar se kanë oksigjen të mjaftueshëm në QKUK dhe në spitalet rajonale.

“Për punën e oksigjenit më tepër ka qenë propagandë. Në QKUK dhe në spitalet rajonale qëndrojmë shumë mirë me furnizim të oksigjenit”.

“Jemi shumë mirë me gjendjen e pandemisë në krahasim me vendet e rajonit. Me situatën e tanishme nuk jemi të kënaqur, të kënaqur jemi atëherë kur numrin e të prekurve me koronavirus e kemi në 0”.

“Sot kemi një indeks pozitiv, kemi më shumë të shëruar se sa te prekur. Kosova kurrë nuk ka pasë më shumë oksigjen dhe mjete në shëndetësisë se sa tani”.

Bejiqi ka theksuar se Kosova do të jetë në një ndër vendet e para të botës që do ta marrë vaksinën kundër COVID-19.

“Ministria me kujdes është duke përcjellur të gjitha vaksinat në botë. Unë iu garantojë që Kosova do ta merr vaksinën në një ndër vendet e para të botës. Do të vaksinohet popullata që është e ndjeshme”, ka thënë Bejiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat