Ndërroi jetë kontribuesi i Spitalit Ushtarak që trajtoi komandantët dhe veteranët e UÇK-së!

Aktuale

Ndërroi jetë kontribuesi i Spitalit Ushtarak që trajtoi komandantët dhe veteranët e UÇK-së!

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 09:59
Ndërroi jetë, Elmi Krasniqi, veteran i luftës.

Ndërroi jetë, Elmi Krasniqi, veteran i luftës.

I ndjeri kishte krijuar Spitalin e pare Ushtarak në Likofc.

Aty ishte trajtuar komandanti legjendar i UÇK-së, Mujë Krasniqi dhe shume luftetare te tjerë.

Image

“Me dhimbje e pikëllim të thellë lajmërojmë farefisin, miqtë dhe dashamirët se më i dashuri jon  ELMI JETULLAH KRASNIQI  I lindur me 15.09.1952 pas një sëmundje ndërroi jetë me datën 04.12.2020 duke na lënë përjetë të pikëlluar.

Varrimi i të ndjerit bëhet me daten 05.12.2020 në fshatin Qabiq ne lagjen e Krasniqve ne ora 15:00. Për shkak të situates se krijuar ju lusim që në varrim të mbani distancë për sigurinë e shëndetit. Të pikëlluar familja Krasniqi”, thuhet në njoftimin e familjes.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat