Kamberi: Në Luginë po bëhet spastrim etnik, ‘shpëtimi’ arrihet tek marrëveshja Kosovë-Serbi

Aktuale

Kamberi: Në Luginë po bëhet spastrim etnik, ‘shpëtimi’ arrihet tek marrëveshja Kosovë-Serbi

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 11:03
Shaip Kamberi

Kryetari i grupit të vetëm opozitar në parlamentin serb, Shaip Kamberi ka alarmuar se në Kosovën Lindore shteti serb po bën spastrim etnik, ai ka kërkuar zgjidhje të problemit të shqiptarëve në marrëveshjen Kosovë-Serbi, që sipas tij vetëm aty është shpëtimi.

Ish-regjimi i i Milosevicit, Serbia po kryen spastrim etnik të shqiptarëve në Luginë, kjo po bëhet nga ish-ministri i Milosevicit, tani presidenti Aleksandar Vucic.

Vucic po i diskriminon shqiptarët në të drejtat e tyre ekonomikisht, gjë që po ndikon në largimin e të rinjve nga Lugina e Preshevës.

“Po e kemi theksuar shumë herë se diskriminim shtetëror të cilin Serbia e ka filluar në fundin e viteve të 90-ta të shqiptarëve në shumë sfera vazhdon edhe sot. Pavarësisht faktit se ne jemi në një proces politik, një dialogu të heshtur me dialogun e Beogradit që nga përfundimi i luftës së UQPMB-së. Me marrëveshjet e vitit 2009 dhe 2013 nuk po realizohen. Kjo sjellë një situatë të pashpresë sidomos për mosnjohjen e diplomave për mungesë të integrimit të mjaftueshëm dhe problemet e shumta në sferën e arsimit por sidomos edhe në sferën e ekonomisë një perspektivë ekonomike që ndikon në largimin e të rinjve nga lugina e Preshevës”, tha Kamberi.

“Është një proces diskriminues të cilin Serbia po e zbaton sidomos në masë masive në komunën e Medvegjës atje ku shqiptarët janë shpërngulur gjatë viteve 1999-2000, por që tash po legalizohet një spastrim etnik i cili ishe filluar me vendosjen e forcave militare serbe pas tërheqjes së tyre nga Kosova”, tha ai për EO.

Kamberi po kërkon që çështja e shqiptarëve në Jug të Serbisë të përfshihet në dialogun Beograd-Prishtinë, që sipas tij pa përfshirjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës konsiderohet e mangët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat