Nervozohet avokati nga Kosova: Jo një, por tri gjykata dhe populli duhet me ju gjykua juve

Aktuale

Nervozohet avokati nga Kosova: Jo një, por tri gjykata dhe populli duhet me ju gjykua juve

Nga: N.Sh Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 12:32
Gjykata Speciale

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë, OVL-UÇK dhe ndaj shoqërisë civile që nuk kanë reaguar pas eshtrave të kufomave shqiptarë që u gjenden në Serbi.

Halilaj përmes një postimi në Facebook, thotë se kjo është fyerje.

Ai shton se, po të kishte ndodhur një gjë e tillë në Kosovë do të reagonin politikanët serbë dhe do të mblidhnin në Këshillin e Sigurimit për të diskutuar.

Halilaj pas kësaj shprehet i nervozuar, ku thotë se populli dhe tri gjykata duhet që ti gjykoj këta.

Reagimi i plotë:

Derisa kukasim per ish prikurorin serb Drequn, qe punon per vendin e tij, te enjeten ne Kizjovak-Serbi u gjenden dhjetra trupa te civilve te vrare-masakruar nga qetniket serb dhe asnje reagim institucional, asnje reagim nga shoqeria civile, por as nga shoqatat qe perfaqsojn mbi 60.000 veteran.

Miq te dashur, a nuk eshte fyerje per ata vllezer qe gjate luftes  u rrembyen, vrane masakruan nga forcat serbe, ku edhe sot pas 21 viteve qe u gjenden ne Kizhvak -Serbi nuk ka asnje reagim nga Qeveria Kosoves, shoqeria civile,shoqatat e OVL-UÇK,  te pakten nje respekt minimal per familjet  e tyre.

Po te kishte ndodh kjo ne Kosove, jo civil serb, por vetura Yugo te demtuara dhe fshehura be Kosove, sot politikanet serb do ta mbledhnin Keshillin e Sigurimit, per te diskutuar per kete qeshtje.

Krejt lufta dhe energjia e qeverise, por edhe shoqatave/organizatave eshte fokusuar rreth kukamave per nje ish prokuror - Drequn kinse pse po dergon dosje ne Gjykaten Speciale ne Hage.

Athu, ende nuk e kuptojn qe Drequn, po punon per vendin e tij, por ai me asnje veprim nuk po na ndalon qe edhe ne te punojm per vendin tone.

Kuptone /pranone friken ne palc kundrejt armikut shekullor, dhe kerkoni falje, qytetarve, familjeve te te vrarve, qe  pertej dy dekadash s' bete asgje per ta, pos perkuljes para te vrarve serb, aty ku shkruante me Çirilice- keta civil u vrane nga terroristet shqiptar.

Turp ju qofte, ju, qe mashtruat popullin/viktimat, dhe tani e theme me plote goje qe,  jo nje Gjykate, por tri duhet te ju gjykojne e ne fund edhe vete populli.

Derisa kukasim për ish prokurorin serb Drequn, që punon për vendin e tij, të enjeten në Kizhevak-Serbi u gjenden dhjetra...

Posted by Gazmend Halilaj on Saturday, 5 Dhjetor 2020
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat