"Dy opsionet pse PDK-ja votoi pro Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike"

Aktuale

"Dy opsionet pse PDK-ja votoi pro Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike"

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 13:47
PDK

Njohësi i çështjeve politike, Rasim Alija, në një prononcim ka folur më gjerësisht mbi votimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike nga ana e PDK-së.

Ai ka theksuar se, votimi pro i këtij subjekti politik dje në seancë,  mund të shihet në dy forma, një përmes hyrjes në qeveri dhe e dyta imponimi i tyre që kandidati për President të jetë nga ky subjekt politik.

“Që në fillim opozita nuk ka pas dokordim apo nuk ka pas fuqi që të organizojë ose të bëjë një mocion votëbesimi. Kjo mund edhe të shihet si një ‘zgjatje e jetës’ së qeverisë Hoti, kalimi i Ligjit për Rimëkëmje Ekonomike por jo domosdoshmërisht. Që në fillim opozita nuk ka qënë e dakorduar as me veprime dhe as në substancë”

“Më shumë kjo është një shtrim rruge nga PDK-ja që në të ardhmen të mund të bëhet pjesë e qeverisë në dy forma: Një përmes zgjerimit potencial të koalicionit qeverisë aktual duke marrë pjesë direkt në qeveri dhe e dyta është imponimi i PDK-së që kandidati i tyre potencial për President të jetë nga PDK-ja si kandidaturë. Veprimi i fundit i PDK-së me votimin e Ligjit për Rimëkëmje Ekonomike i ka këto dy nocione, nuk mund të shihet vetëm si votim i Pojektligjit në mënyrë direkte por ka edhe konotacion politik. Edhe pse PDK-ja ka deklaruar në mënyrë konstante se kjo nuk është tentativë e saj për të hyrë në qeveri, mirëpo si kundërpeshë unë mendoj se patjetër PDK-ja do ta kërkojë postin e Presidentit” deklaroi Alija.

Dje ka arritur të kalojë në Kuvend, pas shumë tentativash të dështuara, Ligji për Rimëkëmbje Ekoomike.

Ky Projektligj arriti të kalojë në Komisionin për Buxhet dhe Transfere me disa propozime të PDK-së.

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka arritur të kalojë dje në seancë me 72 vota pro.

Lëvizja Vetëvendosje, si partia më e madhe opozitare, nuk mori pjesë në votim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat