Kryeziu i VV-së për Qeverinë Hoti: 4 shtatori rikonfirmoi paaftësinë e klubit të stërvjetëruar politik

Aktuale

Kryeziu i VV-së për Qeverinë Hoti: 4 shtatori rikonfirmoi paaftësinë e klubit të stërvjetëruar politik

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 15:42
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka thënë se takimi i 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, mes delegacioneve të Kosoëvs dhe asaj të Serbisë, u paraqit historik për arsye të gabuara.

Në një reagim të tij në facebook, duke e quajtur ”qeveri jolegjitime”, Qeverinë në krye me Avdullah Hotin, Përparim Kryeziu thotë se çdo ditë e më pak flitet tashmë për këto investime miliardëshe, por që ende nuk ka njoftim zyrtar për njohje nga Izraeli.

”Kanë kaluar tre muaj që nga takimi dhe zotimet e Washingtonit. Pavarësisht përpjekjeve industriale që kjo ngjarje të paraqitet si historike për nga arritja, nuk u desh të kalojë shumë kohë për t’u bërë e qartë se ky takim në fakt ishte historik për arsye krejt të gabuara. Të ekzaltuar nga ekskurzioni historik në Shtëpinë e Bardhë, delegacioni kosovar u bë shkak e hisedarë për një kapitull të ri të historisë së Serbisë në Shtëpinë e Bardhë”.

”Përball lëshimeve e kompromiseve të mëdha të 4 shtatorit në dëm e kurriz të vendit, qeveria jolegjitime provonte të arsyetohej me premtimet për investime miliardëshe që kinse do ta transformonin ekonominë e vendit dhe njohjen nga shteti i Izraelit. Që atëherë e 90 ditë pas, çdo ditë e më pak flitet për këto investime, që herë thuhej që ishin miliardëshe e herë milionëshe, kurse ende nuk ka njoftim zyrtar për njohjen nga Izraeli”.

”Meqë këto zotime të njëanshme të Hotit ishin të dëmshme për vendin pavarësisht premtimeve për investime e njohjes nga Izraeli, atëherë çka janë pa ato pos se një dëm politik e dështim diplomatik i Qeverisë së Republikës së Kosovës, sipas së cilës Kosova dha gati krejt çka pati, krejt çka iu kërkua e nuk mori asgjë çka duhej”.

”E megjithatë, 4 shtatori na konfirmoi edhe një herë paaftësinë e këtij klubi të stërvjetëruar politik për ta mbrojtur dhe avancuar Republikën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat