Demi: Zgjedhjet në Podujevë e dëshmuan edhe një rregull në nivel lokal

Aktuale

Demi: Zgjedhjet në Podujevë e dëshmuan edhe një rregull në nivel lokal

Nga: A.Zh Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 15:47
Agron Demi

Agron Demi, analist i çështjeve politike, ka thënë se zgjedhjet që u mbajtën të dielën e kaluar në Podujevë, kanë dëshmuar një rregull që është vendosur nga zgjedhjet e vitit 2007.

Sipas tij, sistemi zgjedhor lokal e ka bërë më të lehtë ndëshkimin e keqqeverisjes dhe zgjedhjen e individëve dhe partive të reja, përcjell Bota sot.

Demi ka thënë se është koha për të rishikuar sistemin zgjedhor në nivel qendror.

Reagimi i tij në Facebook:

Rezultati i zgjedhjeve të së dielës në Podujevë e dëshmoj edhe një herë një rregull që është vendosë që nga zgjedhjet e 2007: sistemi zgjedhor lokal e ka ba më të lehtë me ndëshku keqqeverisjen dhe me zgjedh individë/parti të reja.

Në zgjedhjet lokale të 2013, pushteti u ndryshua në 55% të komunave, kurse në zgjedhjet lokale të 2017 pati ndryshim në 40% të komunave.

Diçka që nuk po ndodhë në nivelin qendror, ku nuk ka fitues të qartë dhe partitë opozitare detyrohen me nda pushtetin me partitë që kanë keqqeveris deri dje.

Është koha me rishiku sistemin qeverisës në nivel qendror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat