Pas përplasjes me Isa Mustafën, deputetin e LDK-së e pyesin komentuesit për këtë gjë në Facebook

Aktuale

Pas përplasjes me Isa Mustafën, deputetin e LDK-së e pyesin komentuesit për këtë gjë në Facebook

Nga: A.Zh Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 16:08
Isa Mustafa dhe Haxhi Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, kishte një përplasje me kryetarin e kësaj partie Isa Mustafën. Avdyli në disa reagime të tij në Facebook, e ka quajtur “komunist titist” Mustafën.

Reagimet e Avdylit erdhën pasi i pari i LDK-së e kishte akuzuar për komunizëm Vjosa Osmanin, ushtruese e detyrës së presidentes.

“Komunisti i fundit nga ish-Jugosllavia deri ish-BRSS, i shkolluar në Kumrovc, ministri i fundit i Krahinës Socialiste të Kosovës po e akuzon për komunizëm një profesoreshë të shkolluar në SHBA, në vendin simbol të demokracisë. Ja deri ku arriti mediokriteti i tij”, kishte shkruar Haxhi Avdyli në Facebook.

Por, një nga komentuesit në statusin e tij në Facebook, e ka pyetur deputetin e LDK-së se a ka marrë subvencione klinika e tij, përcjell Bota sot.

“A është e vërtetë kjo i nderuari z. Haxhi Avdyli? E pashë në disa portale?”, ka pyetur komentuesi.

Atij menjëherë i është përgjigjur Avdyli, i cili ka pohuar se ka marrë subvencione nga Qeveria për 4 muaj.

Ai ka thënë se kjo nuk është kundërligjore, përcjell Bota sot.

“Po klinika ime ka konkuruar për këtë subvencion si çdo kompani tjetër. Mbi 4 muaj kemi qenë të mbyllur dhe punëtorët kanë marrë paga nga 170 nga qeveria dhe do të marrim subvencion sipas ligjit si çdo qytetar tjetër. Çka ka këtu jashtëligjore”, ishte përgjigja e deputetit të LDK-së Haxhi Avdyli./BS

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat