Qorrolli: Ky është cicërimi më skandaloz i vitit 2020, Qeveria Hoti u krijua mbi themele të rrenës e dezinformatës

Aktuale

Qorrolli: Ky është cicërimi më skandaloz i vitit 2020, Qeveria Hoti u krijua mbi themele të rrenës e dezinformatës

Nga: A.Zh Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 16:36
Vigan Qorrolli

Parlamenti Evropian, ka prezantuar një studim mbi rolin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perëndimor. Sipas këtij studimi, fenomeni i dezinformimit në Kosovë ka pasur implikime të drejtpërdrejta politike që shkaktuan edhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit.

"Vetë koalicioni ishte jetëshkurtër dhe u rrezua nga një operacioni dezinformues amerikan”, thuhet në studimin e publikuar, i cili u bë nga disa autorë evropianë, të porositur për nevojat e Komitetit të Politikës së Jashtme të PE (AFET).

Mbi këtë studimi ka reaguar edhe njohësi i çështjeve politike Vigan Qorrolli, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se po del që LDK-ja formoi qeverinë e kryesuar nga Avdullah Hoti mbi themele të rrenës, intrigës dhe dezinformatës!

Postimi i tij në Facebook:

Ky është cicërimi më skandaloz i vitit 2020 për të cilin Parlamenti Evropian tha se është dezinformim ose “fake news” — të cilën me pas e përdoren mish për top LDK’ja për rrëzimin e qeverisë së Kosovës të kryesuar nga Albin Kurti.

Me fjalë të tjera, qeveria Hoti është krijuar mbi themele të rrenës, intrigës dhe dezinformatës!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat