Gjoshi i PDK-së ‘zbulon’ vegzën e Rusisë që e mbështet Vetëvendosjen

Aktuale

Gjoshi i PDK-së ‘zbulon’ vegzën e Rusisë që e mbështet Vetëvendosjen

Nga: A.Morina Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 19:08
Foto Ilustrim

Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj studimit të bërë për nevojat e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) në të cilin thuhet se qeveria e Albin Kurti është rrezuar “nga një operacioni dezinformues amerikan”.

Gjoshi foli për lidhjet e autorit të këtij studimi me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurti, ku në një postimi tregoi edhe lidhjet e autorit me shtetin e Rusisë.

"Interesant, qysh bre gjithmonë po del dikush që ka një vegzë me Rusinë që e mbështet Vetëvendosjen dhe Albin K", tha Gjoshi, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Sot nëpër media po qarkullon njëfarë analize e rrejshme për shkaqet e rrëzimit të qeverisë së drejtuar nga Albin K.

Ky në foto qenka njëri nga katër autorët e shkrimit.

Interesant, qysh bre gjithmonë po del dikush që ka një vegzë me Rusinë që e mbështet Vetëvendosjen dhe Albin K.

Le ta dinë ky Samueli me ata tjerët që e kanë shkru këtë analizë se në trojet shqiptare nuk ka shancë me mbijetu as një ditë një qeveri antiamerikane.

#Mashtrues #AntiAmerikan #ProRus

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat