Haradinaj: Aktakuzat e Hagës të paralajmëruara, Hotit i dhamë njerëz të zgjedhur

Aktuale

Haradinaj: Aktakuzat e Hagës të paralajmëruara, Hotit i dhamë njerëz të zgjedhur

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 19:41

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar më shumë në lidhje me dorëheqjen e tij pas thirrjes për të dëshmuar sërisht në Hagë, duke e lënë Kosovën në një moment të vështirë.

Ai e ka vlerësuar dorëheqjen si një akt të duhur në momentin e duhur.

“Kur unë dhash dorëheqjen, ishte një moment i  vështirë për Kosovën. Paralajmëroheshin aktakuzat potenciale dhe në të njëjtën kohë diskutoheshin edhe tema të rëndësishme për vendin, se si  të arrihej në marrëveshje me dialogun e Serbinë apo në opsionet e shkëmbimit të territoreve ose lëvizja e kufinjve. Me qëllim që ti japim një stop trendeve të gabuara të asaj kohe, kam vlerësuar që dorëheqja është akti i duhur dhe dërgimi i porosisë që nuk do bëhemi pjesë e axhendave të gabuara”, ka thënë Haradinaj.

Ish-kryeministri tha se ai ka dërguar njerëz të zgjedhur në qeverinë aktuale të Kosovës, duke pranuar përkrhajen për kryeministrin Avdullah Hoti në këtë periudhë.

“Kur ra qeveria Kurti, që ishte solide në vetëvete por humbi besimin e partnerit, në këtë rast LDK, vendi mbeti pa qeveri. Duke qenë në dijeni se pandemia do të zgjasë mbi një vit, ishte e pamundur që ta linim vendin pa qeveri dhe pa zgjedhje, gjë që do të krijonte pamundësi për t’u votuar ligjet, për t’u marrë vendime e duhura për pandeminë. I kemi dhënë një përkrahje qeverisë Hoti që ka kushtëzime dhe kërkesa të veçanta. I kam dërguar në qeveri njerëz të zgjedhur, njerëz të shkolluar jashtë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat