Hoti ua uron besimtarëve katolik natën e Shën Nikollës

Aktuale

Hoti ua uron besimtarëve katolik natën e Shën Nikollës

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 19:52
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ua ka uruar festën e Shën Nikollës besimtarëve të krishterë.

Hoti, përmes ‘Facebook’-ut, ka përkujtuar vetitë që mbart kjo festë, teksa ka dhënë një urim për të gjithë komunitetin katolik.

“Besimtarëve të krishter, dhe të gjithë atyre që e festojnë natën e shën Nikollës (Shënkollit), ua urojmë këtë festë të ngrohtësisë dhe afërsisë familjare, festë të flijimit e sakrificës dhe mbi të gjitha festë e bamirësisë dhe kujdesit për të varfër dhe për nevojtarë.

Zoti ju bekoftë dhe ju ruajt të gjithëve!”, thuhet në njoftimin e Hotit.

Shënkolli kremtohet  më 9 maj dhe 6 dhjetor. Me 9 maj është përvjetori i shpërnguljes së eshtrave të tij në Bari më 1087. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat