“A i trembet Haradinaj thirrjes së Gjykatës Speciale?” Përgjigjet ish-kryeministri

Aktuale

“A i trembet Haradinaj thirrjes së Gjykatës Speciale?” Përgjigjet ish-kryeministri

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 20:05
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar se nuk i është trembur kurrë thirrjeve për dëshmi të Gjykatës Speciale të Hagës.

Haradinaj ka thënë se ai gëzon mbështetjen e popullit të Kosovës, ndërkohë që shton se çështja e tij në gjykatë është konsumuar dhe nuk pret ta thërrasin më.

“Fjala trembje është e gabuar. Ai që ka shkuar për të luftuar ka mbrojtur familjen e vet, ka mbrojtur njerëz të pafajshëm. Ai është në të vërtetë njeriu më i lumtur në botë dhe se tremb asgjë. Pra ai njeri që ka dalë dhe për ta vendosur veten e vet përballë, unë kam shumë njerëz të vrarë për të mbrojtur civilët, dhe nuk i trembem asnjë ftese, asnjë gjykate. Ju keni veprimet e mija në të kaluarën. Sa herë që jam thirrur kam dhënë dorëheqjen, kam shkuar, kam vërtetuar pafajsinë time dhe jam kthyer në shtëpi.

Populli më ka përkrahur shumë atëherë në çdo aspekt. Tani nuk jam subjekt i hetimeve për shkak se janë konsumuar hetimet. Kam kaluar dy herë në procese gjykimi te një gjykatë që si instancë është më e lartë se kjo. Kam pasur edhe një proces të tretë për akuzt që bën Serbia në Hagë. Jan përmbyllur në favor të pafajsisë time”, ka thënë Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat