“Kjo ishte marrëveshja që synonte përmbysjen e Rugovës” – Ja çfarë dinte SHBA për UÇK-në dhe SHIK-un

Aktuale

“Kjo ishte marrëveshja që synonte përmbysjen e Rugovës” – Ja çfarë dinte SHBA për UÇK-në dhe SHIK-un

Nga: P.R Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 21:16
Ibrahim Rugova

Publicisti Sefedin Krasniqi, përmes një postimi në facebook ka shkruar për marrëveshjen e Fatos Nanos me LPK-në, marrëveshje kjo e cila synonte ta përmbyste Ibrahim Rugovën.

“PPSH e Enver Hoxhes e transformuar në PSSH të Fatos Nanos kishte filluar realizimin e marrëveshjes së Zürich-ut të vitit 1993 më LPK-në. Kjo marrëveshje kishte vetëm një pikë: përmbysjen e Dr. Rugoves dhe të LDK-së si dhe shkatërrimin e Republikës se Kosoves sipas Kushtetutes se Kaçanikut dhe përmbysjen e Sali Berishes”, ka shkruar Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

(Sherbimet dhe institucionet e SHBA-ve e dinin qartë, që nga fillimi, se çfarë po ndodhte në radhët e UÇK-së. E dinin pikë për pikë se çfare bënte në Shqipëri qeveria e Fatos Nanos e sidomos SHIK-u i Fatos Klosit. Prandaj, nëse UÇK kishte filluar një luftë 'me duar thatë' kundër pushtimit serb, PPSH e Enver Hoxhes e transformuar në PSSH të Fatos Nanos kishte filluar realizimin e marrëveshjes së Zürich-ut të vitit 1993 më LPK-në.

Kjo marrëveshje kishte vetëm një pikë: përmbysjen e Dr. Rugoves dhe të LDK-së si dhe shkatërrimin e Republikës se Kosoves sipas Kushtetutes se Kaçanikut dhe përmbysjen e Sali Berishes. Ishte një hakmarrje, në sytë e tyre për ndihmen që i kishte dhënë LDK, menjëherë pas ardhjes në pushtet PD-së dhe Sali Berishes. Hakmarrja ishte aq e egër sa shumë politikanë të LDK-së u vranë dhe u likuiduan e u shpallën tradhtarë.

Hakmarrja u bë në emër të UÇK-së, por shumica e pjestarëve të UÇK-se që bënte jetën dhe luftën nëpër male nuk kishin degjuar kurrë për LPK-në. Shkrimi i gazetarit Chris Hedges në NYT është fillimi i rrëfimit dhe hedhjes dritë se si liderët e UÇK-së janë monitoruar nga SHBA dhe sherbimet e institucionet e vendeve tjera) SK

***************

Nga Chris Hedges , 25 qershor 1999

Kosovo's Rebels Accused of Executions in the Ranks

NEW YORK TIMES

Rebelët e Kosovës akuzohen për ekzekutime në radhët e veta

Nga Chris Hedges

01. The senior commanders of the Kosovo Liberation Army, who have a signed agreement with NATO to disarm, carried out assassinations, arrests and purges within their ranks to thwart potential rivals, say current and former commanders in the rebel army and some Western diplomats.

* Komandantët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë nënshkruar një marrëveshje me NATO-n për çarmatosje, kanë kryer vrasje, arrestime dhe spastrime brenda radhëve të veta për të penguar rivalët potencialë, thonë komandantët aktualë dhe të dikurshëm të ish ushtrisë rebele si dhe disa diplomatë perëndimorë.

02. The campaign, in which as many as half a dozen top rebel commanders were shot dead, was directed by Hashim Thaci and two of his lieutenants, Azem Syla and Xhavit Haliti, these officials said. Thaci denied through a spokesman that he had been responsible for any killings.

* Fushata, në të cilën jo më pak se një gjysmë duzine komandantësh të lartë të gueriles janë vra, është drejtuar nga Hashim Thaçi dhe dy të lajtnantët përgjegjës të tij, Azem Syla dhe Xhavit Haliti. Thaçi e ka mohuar nëpërmes një zëdhënësi që ai të kishte qenë përgjegjës për ndonjë vrasje.

03. Although the United States has long been wary of the KLA, the rebel group has become the main ethnic Albanian power in Kosovo. Rebel commanders supplied NATO with target information during the bombing campaign. Now, after the war, the United States and other NATO powers have effectively made Thaci and the KLA partners in rebuilding Kosovo. The agreement NATO signed with Thaci, for example, envisions turning the KLA into a civilian police force and leaves open the possibility that the KLA could become a provisional army modeled on the U.S. National Guard.

* Edhe pse Shtetet e Bashkuara kanë qenë prej kohësh të kujdesshëm me UÇK-në, grupi rebel është bërë fuqia kryesore shqiptare etnike në Kosovë. Komandantët rebelë e kanë furnizuar me informacione NATO-n për objektet ushtarake serbe gjatë fushatës së bombardimeve. Tani, pas luftës, Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera të NATO-s, e kanë bërë partnerë Thaçin dhe UÇK-në për rindërtimin e Kosovës. Marrëveshja e nënshkruar mes NATO-s dhe Thaçit, për shembull, parashikon transformimin e UÇK-së në një forcë policore civile dhe lë të hapur mundësinë që UÇK-ja të mund të bëhet një ushtri e përkohshme sipas modelit të Gardës Kombëtare të SHBA.

4. While none of the KLA officials interviewed saw Thaci or his aides execute anyone, they recounted, and in some cases said they had witnessed, incidents in which Thaci's rivals had been killed shortly after he or one of his aides had threatened them with death.

*Nëse asnjë nga zyrtarët e intervistuar të UÇK-së, Thaçi apo ndihmësit e tij nuk kanë ekzekutuar njeri, ata tregojnë, se në disa raste kanë qenë dëshmitarë se gjatë incidenteve disa rivalë të Thaçit ishin vrarë menjëherë pasi ai apo ndonjë nga ndihmësit e tij i kishin kërcënuar me vdekje.

5. "When the war started, everyone wanted to be the chief," said Rifat Haxhijaj, 30, a former lieutenant in the Yugoslav army who left the rebel movement last September and now lives in Switzerland. "For the leadership, this was never just a war against Serbs -- it was also a struggle for power."

*"Kur filloi lufta, të gjithë donin që të jenë shefa," thotë Rifat Haxhijaj, 30 vjeç, një lajtënant i ish-ushtrisë jugosllave, i cili është largua nga lëvizja rebele në shtatorin e kaluar (1998) dhe tani jeton në Zvicër. "Për udhëheqësit, kjo nuk ishte vetëm një luftë kundër serbëve - kjo ishte gjithashtu një luftë për pushtet."

vazhdon...

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat