Dushi i LDK-së e quan të “rremë” raportin e PE-së, e zbulon qëllimin final të tij

Aktuale

Dushi i LDK-së e quan të “rremë” raportin e PE-së, e zbulon qëllimin final të tij

Nga: A.Zh Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 21:23
Florian Dushi

Zëvendësministri i Drejtësisë Florian Dushi, ka reaguar pas publikimit të raportit nga Parlamenti Evropian, i cili thotë se Qeveria e Albin Kurtit, u rrëzua nga dezinformatat e mediave. Në raport përmendet edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.

Dushi e ka quajtur “të rremë” këtë raport, duke thënë se qëllimi kryesor ka eksperimentimin ideologjik me Kosovën, duke sulmuar specifikisht LDK-në, përcjell Bota sot.

Sipas Dushit, LDK-ja është aleate historike e demokracive më të fuqishme në botë.

Reagimi i tij në Facebook:

Fake raporti i porositur dhe i diktuar për dhe rreth lajmeve të rreme në Kosovë, qëllim final ka eksperimentimin ideologjik me Kosovën, duke sulmuar specifikisht Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë e vetme të qendrës së djathtë në vendin tonë, aleate historike e demokracive më të fuqishme në botë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat