Haradinaj i shqetësuar: Jo luftës me Gjykatën Speciale, qasja që po ndodh e gabuar

Aktuale

Haradinaj i shqetësuar: Jo luftës me Gjykatën Speciale, qasja që po ndodh e gabuar

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 22:29
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, ish-kryeministri i Kosovës ka kundërshtuar kategorikisht një luftë të mundshme mediatike dhe diplomatike me Gjykatën Speciale.

Haradinaj ka thënë se krijimi i një lufte mes pushtetesh nuk është në interesin e Kosovës, ndërsa vijon duke thënë se qasja për këtë çështje është e gabuar.

“Nuk është në interesin e Kosovës të krijojë lufte mes pushtetesh. Nëse Kosova mendon, ose ia lejon vetes të krijojmë luftë mediatike, diplomatike me këtë gjykatë ne krijojmë armiqësi me gjykatën që vetë e kemi krijuar. Në vend që të ishim pala e duhur për të zbardhur të vërtetën që këta janë të pafajshëm, gjykata nuk do të na besojë ne dhe krejt shqiptarët do i nxjerrë si pengues të drejtësisë, dhe ajo ka për ti besuar më shumë Serbisë dhe ekziston rreziku që njerëzit tonë edhe pse të pafajshëm të mos mund të dëshmojnë pafajësinë.

Marrëdhënia duhet të ndryshojë. Strategjia e shqiptarëve nuk është kjo që, që shoh njerëz po bëjnë folklor, por tani lufta është ligjore, në gjykatë. Është me prova e fakte. Nëse ne si Kosovë mund të fitojmë autoritetin, atëherë kemi sukses, por qasja që po ndodh tani është e gabuar”, ka thënë Ramush Haradinaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat