Kryeziu: Insistimi se VV ishte antiamerikane, thellon hendekun

Aktuale

Kryeziu: Insistimi se VV ishte antiamerikane, thellon hendekun

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 00:16
Foto ilustrim

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu, ka reaguar ndaj deklaratave te kreut të LDK-së, Isa Mustafa, se qeverisja e Albin Kurtit, rrezikoi partneritetin e Kosovës me aleatët strategjikë, SHBA-të.

Kryeziu ka thënë se insistimi se Vetëvendosja ishte antiamerikane, thellon problemin e kësaj çështje.

“Të gjithë e dinë pse u rrëzua Qeveria Kurti.

Prandaj Lëvizja VETËVENDOSJE! është ngritur e dyfishuar në mesin e qytetarëve, e të tjerët janë në rënie të lirë. Insistimi se ajo e rrëzoi veten dhe se ishte antiamerikane, vetëm sa e thellon hendekun”, ka shkruar Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat