Trinomin e rrezikshëm Thaçi-Mustafa-Hyseni e shkatërroi guximtarja Vjosa Osmani!

Aktuale

Trinomin e rrezikshëm Thaçi-Mustafa-Hyseni e shkatërroi guximtarja Vjosa Osmani!

Drilon Rrahmani  Nga Drilon Rrahmani Më 6 dhjetor 2020 Në ora: 15:41
Vjosa Osmani, Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Skender Hyseni

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sërish nuk ka mundur të përmbahet karshi Vjosa Osmanit, duke e kritikuar atë me një gjuhë të ashpër, deri në atë pikë sa e quajti komuniste dhe me gjuhë të Enver Hoxhës, ndonëse Vjosa Osmani është produkt i shkollave amerikane.

Gjuhën e ashpër të të parit të LDK-së, e ka komentuar për “Bota sot” njohësi i çështjeve politike dhe veprimtari, Idriz Zeqiraj.

Ai fillimisht përmend të bëmat e ish presidentit Thaçi dhe ish kryeministrit Mustafa, si dhe për këtë të fundit thotë se e rrëzoi nga posti i presidentit, Fatmir Sejdiun.

“Vrasjet politike në Kosovë, të parët i denoncuan ndërkombëtarët. Më pas, kuadro nga Prokuroria dhe Parlamenti zvicëranë i thelluan akuzat, duke botuar edhe libra, nga lufta dhe paslufta e Kosovës. Serbia i shfrytëzoi këto akuza dhe shantazhoi kryeministrin Hashim Thaçin, për krimet e pretenduara. Hashimi intrigoi me ndërkombëtarët dhe Serbinë - njëherësh. Ndërkohë, presidenti Fatmir Sejdiu kishte refuzuar 6 pikëshin e Baki Munit. Dhe, indirekt, akuzoi LPK-në, tashmë, të konvertuar në PDK-e, bashk me partizat simotra, se "vrasjet politike të shqiptarëve nuk i kanë bërë jashtëtokësorët!" Sipas profesor Sejdiut, në rrëzimin e tij nga posti i presidentit, ndihmoi, prapa shpine, edhe këshilltari i tij, profesor Isa Mustafa, me akuzën se ka shkelur Kushtetutën. Në fakt, asnjë shkelje kushtetutare nuk kishte bërë presidenti në fjalë. Katapultimi në krye të LDK-së i Isa Mustafës, ishte dyshues për anëtarësië e partisë, ngaqë ai nuk ishte as anëtar i saj! Asociacioni, bashkimi i komunave serbe; Demarkimi i kufirit me Malin e Zi; bërja e sforcuar dhe banditeske e Hashimit president dhe; deri ke ideja për "shkëmbim territorësh", përkatësisht, ndarjen e Kosovës me Serbinë, dëshmuan bindshëm se Hashim Thaçi, në këmbim të lirisë, ishte gadi të tregëtonte tokat e Kosovës”, tha ai.

Image
Idriz Zeqiraj

Zeqiraj thotë tutje se Hashim Thaçi, Skender Hyseni dhe Isa Mustafa, ishin një trinom i rrezikshëm të cilin e shkatërroi Vjosa Osmani me daljen e saj në skenë, duke i ndjekur politikat rugoviane.

“Për ta shpëtuar Kosovën nga intrigimet e rrezikshme të trinomit Thaçi-Mustafa-Hyseni, me kompani, në skenën politike rrezaton vajza mitrovicase, Vjosë Osmani. E qartë, e prerë, e guximshme, e drejtëpërdrejtë, parimore, që na kujton atë betimin lapidar të Ibrahim Rugovës: "Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë!" Rrjedhimisht, Vjosë Osmani, sot, përfaqëson rugovizmin e mirëfilltë, e cila denoncoi devijimin, degradimin, deri në degjënerim të LDK-së, nga klani Mustafa, gjithnjë, me ndërhyrjen, deri në diktat, të PDK-së me SHIK-un e saj”, theksoi Zeqiraj për “Bota sot”.

Sipas tij, Vjosa Osmani “tërboi” klanin e Isa Mustafës, kur tregoi se udhëheqja e LDK-së nuk është provuar me votën e lirë demokratike.

“Denoncimi publik i Vjosë Osmanit se "udhëheqja aktuale e LDK-së, nuk është provuar me votën e lirë demokratike, pra, me votën e fshehtë të anëtarësisë dhe si e tillë është e paligjshme, e tërboi klanin brenda Kryesisë të LDK-së, të kryesuar nga Isa Mustafa. Realisht, ky ishte një apel edhe për skenën politike të Kosovës, sepse zgjedhjet demokratike, do t`i largonin drejtuesit kriminelë partiakë. Pa demokraci të brendshme partiake, nuk mund të këtë demokraci të njëmendët në Kosovë. Dhe, në vend që ta kuptonin si këshillë mirëdashëse, LDK-ja, përkatësisht, kryetari Isa Mustafa, me klanin e tij, u hodhën në sulmin koral, shpifës e denigrues, pa asnjë mbulesë faktike. Vjosë Osmani u përball me fyerjet monstrume të lukinsë klanore, duke bërë thirrje edhe për linçim fizik, se "pula që bënë vezën në kojshi, duhet prerë kokën!" Dhe, duke shpërfillur tellallët klanorë, si përgjigje, dinjitozja Vjosë portretizoi kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, që konsiderohet i rëndë, por, me kqeardhje, skajmërisht, objektiv, i qëlluar: "Gjithçka mund të gjesh tek Isa Mustafa si tipar: mashtrimin, devijimin, ndryshimin e qëndrimeve sa hap e mbyllë sytë, tregtinë me parime etj, por nuk mund të gjesh asnjë pikë njerëzillëku.
I kam besuar, siç i beson dikush prindit të vet, si në vitin 2014, poashtu më 2019, kur më premtonte çdo ditë se nuk do ta braktisë rrugën që e nisëm bashkë dhe ata të cilët vet Mustafa i cilësonte “banda mafioze”, do t’i largojmë nga udhëheqja e shtetit"”, u shpreh ai.

Teksa thotë se akuzat e Isa Mustafës se Vjosa Osmani është komuniste me gjuhë të Enver Hoxhës nuk qëndrojnë, Zeqiraj thotë se Isa Mustafa është antipod i demokracisë dhe se arma e tij është përçarja brenda partiake, me qëllim të eliminimit politik, deri në largim, të kuadrove të devotshëm dhe me integritet moral e politik të LDK-së.

“Kryetari Isa Mustafa, me klanin e tij, në vend që të reflektonin, sërishmi vazhduan sulmet, sa të pakontrollueshme, aq edhe të paprincipta dhe skajshëm të pacipëta! Ta quajsh "komuniste Vjosë Osmanin dhe gjuhën e saj të përdorur si gjuhë të Enver Hoxhës", është jashtë çdo logjike, në kohë dhe hapësirë. Përkundrazi, Vjosa, si nxënëse e shkollës amerikane, profesoreshë universitare në Kosovë dhe Amrikë, ajo përfaqëson, madje, në mënyrën më të naryrshme demokracinë dhe amerikanizmin në Kosovë. Në të kundërtën, Isa Mustafa është antipod i demokracisë. Arma e tij është përçarja brenda partiake, me qëllim të eliminimit politik, deri në largim, të kuadrove të devotshëm dhe me integritet moral e politik të LDK-së. Nëse ka përfaqësim të monizmit enverist në Kosovë, autokrati Mustafa është dora vetë, në fjalor dhe veprime, kundër rugovistëve të dëshmuar në vite dhe dekada”, potencoi Zeqiraj.

Ai thotë se është turp i madh për LDK-në përjashtimi i Vjosa Osmanit, veç pse u bë “tmerri i klanit Mustafa”. Gjithashtu ai thotë se të gjithë ata që votuan online për shkarkimin e Osmanit, janë burracak.

“Vjosë Osmani u bë tmerri i klanit Mustafa. E papërballueshme në çfarëdo kombinature zgjedhore demokratike. Ishte unike, e pakonkurrencë. Me kundërshtinë parimore dhe të pakompomis, ndaj të gjitha nismave fatale për Kosovën, që trinomi Hashimi-Isa-Skënderi, në lidhje konspirative me Edvinin, Vuqiçin e deri tek Grenelli, i cili, me vrazhdësi, hiç diplomatike, thoshte se "tani nuk na duhet Vjosa!" Përjashtimi Vjosës nga strukturat drejtuese të LDK-së, kinse, duke u bazuar në një palo statut, i hartuar, enkas, për ta mbajtur paligjshëm në krye të partisë kryetarin Isë, me klanorët e tij, duke shpërfillur statutin e LDK-së rugoviane, ishte gafa dhe turpi, që do ta paguajë, pameritueshëm, LDK-ja. Votimi burracak e kriminal - O n l i n e -, pa debat, e hiç i motivuar, realisht, duke i përdorur si kondomë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, përfshi edhe deputetët, të cilët, më parë, ishin pjesë e një organizimi - për ndryshim -, do të mbetët njollë turpi në historinë politike të Kosovës”, shtoi ai.

Zeqiraj mendon se Vjosa Osmani do të ketë sukses jashtë LDK-së, njëjtë si prof. Shpejtim Bulliqi, ku këtë të fundit e quan fitimtar i bujshëm.

“Ftesa - sfidë cinike, që kreu i i dhunshëm i LDK-së, Isa Mustafa, i bënë Vjosë Osmanit, për t`i provuar forcat për votat jashtë LDK-së, është dëshpëruese, po aq sa edhe rasti i fitimtarit të bujshëm, Prof. Dr. Shpëjtim Bulliqit. Si do që të garojë, Vjosë Osmani, do të mirëkuptohet, natyrisht, jo edhe pa dhimbje, nga qytetarët e Kosovës, qofshin ata edhe anëtarë të LDK-së. Dhe, këtë do ta bëjnë për inat të Isa Mustafës dhe të klanit të tij, tashmë, të mundur, të përtokur, të paktën, moralisht. Dhe, kjo do të ndodhë, që Vjosë Osmani, jo vetëm të mbetët në skenën politike të Kosovës, me atë përgatitjen supreme, universale, por, edhe ta edukojë klanin fatal uzurpator, duke e bashkuar, sërishmi, Lëvizjen, dikur madhore, LDK-në krenare të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugovës”, tha Zeqiraj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat