Votohet propozimi i Tahirit për ndryshim-plotësimin e Projektligjit të punës dhe pushimit të lehonisë

Aktuale

Votohet propozimi i Tahirit për ndryshim-plotësimin e Projektligjit të punës dhe pushimit të lehonisë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 08:53
Besnik Tahiri

Qeveria e Kosovës është duke zhvilluar mbledhjen e radhës.

Zv/kryeministri Besnik Tahiri ka thënë se si pikë e parë ka të bëjë me propozim-vendimin për plotëësim ndryshimin e programit legjislativ të vitit 2020.

“Propozohet të ndryshohet dhe plotësohet programi legjislativ për vitin 2020: Projektligji i punës dhe për pushime të lehonisë dhe prindëror të funksionalizohet në një projekt të vetëm si Projektligji i Punës”, tha Tahiri.

Tutje Tahiri tha se shtohet në programin legjislativ të vitit 2020 të Qeverisë ky Projektligj për amandamentimin e marrëveshjes financiare në mes Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane për investime për projektin e rehabilitimin e linjës hekurudhore të linjës 10MF, 15/12/2020.

Ky propozim-vendim është votuar me shumicë të plotë, pa ndonjë votë kundër apo abstenim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat