Rudari: Humbja e një beteje nuk do të thotë edhe humbje e luftës

Aktuale

Rudari: Humbja e një beteje nuk do të thotë edhe humbje e luftës

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 14:39
Nexhmi Rudari

Pas dorëzimit të detyrës së Kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari nga radhët e LDK-së ka falënderuar mbështetësit e tij.

Rudari tha se sot bëri dorëzimin e detyrës së kryetarit të komunës, pas rezultateve të 29 nëntorit.

Ai theksoi se humbja e një beteje nuk do të thotë edhe humbje lufte

Ndryshe Komuna e Podujevës duke filluar prej sot do të udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi, i cili fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme në Llap.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Të nderuar aktivist dhe simpatizantë të LDK,

Sot bëra dorëzimin e detyrës së kryetarit të komunës, pas rezultatit të zgjedhjeve të 29 nëntorit.

Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë këtij procesi. Po ashtu falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi për angazhimin dhe përkushtimin e dëshmuar në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Humbja e një beteje nuk do të thotë edhe humbje e luftës.

Vazhdojmë bashkë edhe më fuqishëm për betejat e ardhshme.

Në rrespekt,

Nexhmi Rudari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat