Ku është Meliza Haradinaj që tha “s’ka vizita për zyrtarët serbë pa kërkuar falje”?

Aktuale

Ku është Meliza Haradinaj që tha “s’ka vizita për zyrtarët serbë pa kërkuar falje”?

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 15:45
Meliza Haradinaj

Vetëm pak ditë më parë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla këmbngulte se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe zyrtarë të tjerë serb nuk do të shkelin në Kosovë pa kërkuar falje për krimet e kryera.

Por sot shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, po shëtitet si në ‘bahçe të babës” nëpër veriun e Kosovës. Madje ai ka paralajmëruar se do të vizitojë edhe rajonin e Drenicës.

Ndërkohë, ministrja Haradinaj-Stublla nuk është bërë fare e gjallë.

Madje nga ministria që ajo drejton nuk kanë treguar nëse Petkoviç ka marrë leje për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.

Ministrja Haradinaj-Stublla më datën 25 nëntor përmes një cicërime në Tëitter ishte zotuar se nuk do të lejohet asnjë zyrtar serb që të hyjë në Kosovë pa kërkuar falje për krimet dhe gjenocidin e ushtruar mbi shqiptarët e Kosovës.

Madje këtë ajo e kishte shkruar me shkronja kapitale.

“E përsëris edhe një herë përgjigjen e vetme dhe të prëhershme për të gjitha kërkesat e ardhshme të Vuçiqit dhe të tjerëve: NUK KA LEJE PËR JU PËR VIZITA NË KOSOVË PËRDERISA NUK KËRKONI PËR GJENOCIDIN E KRYER NDAJ POPULLIT TONË, DHE PËRDERISA NUK VIHEN PARA DREJTËOSË NDËRKOMBËTARE PËRGJEGJËSIT EATIJ GJENOCIDI”, ka pati shkruar Haradinaj.

Ky ishte postimi i plotë i saj:

Vuciqi paska deklaruar mbrëmë ne përurimin e një spitali në Batajnicë (mu aty ku u hkjetën 744 trupa të shqiptarëve të vrarë e masakruar- në mesin etë cilëve edhe axha im nga masakra e Lybeniqit) se ‘ndihet krenar” që është kryetari I një shteti që pas 21 vitesh përfundim të luftës , kanë dhënë leje për të kryer gërmime në varrezat masive të shqiptarëve të vrarë e masakruar nga Serbia.

E pyes Vuciqin, si familjare e prekur nga gjenocidi I Serbisë në Kosovë: a je ndier “pokaq krenar” edhe kur ke qenë në tavolinë ku u morr vendimi për të kryer këto krime kundër shqiptareve të Kosovës?1

E përsëris edhe një herë përgjigjen e vetme dhe të përhershme për të gjitha kërkesat e ardhshme të Vuçiqit dhe të tjerëve: NUK KA LEJE PËR JU PËR VIZITA NË KOSOVË PËRDERISA NUK KËRKONI PËR GJENOCIDIN E KRYER NDAJ POPULLIT TONË, DHE PËRDERISA NUK VIHEN PARA DREJTËOSË NDËRKOMBËTARE PËRGJEGJËSIT EATIJ GJENOCIDI.
Ka përfunduar koha kur Kosova është keqpërdor si monedhë transaksioni ndërkombëtar dhe si platformë për show politik për Vuçiqin dhe Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat