Familja e Haki Imerit: Berati, Batoni dhe Grenelli u takuan javën e kaluar në San Francisco – ja çfarë biseduan

Aktuale

Familja e Haki Imerit: Berati, Batoni dhe Grenelli u takuan javën e kaluar në San Francisco – ja çfarë biseduan

Nga: N.Sh Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 16:23
Haki Imeri dhe Berat Buzhala

Berat Buzhala, Baton Haxhiu dhe Richard Grenell janë takuar javën e kaluar në San Francisco.

Kështu po pretendon familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit.

Sipas tyre, gjatë takimit ata kaun biseduar për humbjen e Donald Trump në Amerikë, për shpërbërjen e Gjykatës Speciale por edhe tema të tjera.

Familja Imeri përmes një postimi në Facebook, thotë se, në Speciale janë përafërsisht 153 dëshmitarë, kurse Berat Buzhala, sipas tyre ka thënë se vetëm në Serbi janë dy mijë dëshmitarë.

Andaj, ata çuditen me këtë deklaratë.

Lexojeni reagimin e familjes Imeri:

Në aktakuzën që ka ndërtuar e ngritur prokurori amerikan Jack Smith thuhet se janë 153 dëshmitarë përafërsisht...

-ditë më parë ish drejtuesi i T7 Berat Buzhala tha se vetëm në Serbi janë dy mijë dëshmitarë...

-pse informacioni i Berat Buzhalës ka pasuar këtë rritje në numrin  e dëshmitarëve?

-kjo deklaratë po duket shumë e "çuditshme" mbase vie nga personi i cili me traktorin e tij historik ka bërë namin gjatë luftës...

- është e dhimbshme se prognoza (zhurma) e Beratit, Batonit, e ca  tjerëve nuk doli e saktë në lidhje me zhvillimet  e Epokës së re...?

-mësohet se Berati, Batoni, Grenelli: janë takuar javën e kaluar në San Francisco?, temë takimi "fitorja " e Trumpit , "shpërbërja" e Gjykatës Speciale dhe tema tjera argëtuese...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat