Petkoviq në Skenderaj - reagon ashpër Bekim Jashari

Aktuale

Petkoviq në Skenderaj - reagon ashpër Bekim Jashari

Nga: N.Sh Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 19:30
Bekim Jashari

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar ndaj Petar Petkoviqit, drejtor i të ashtuquajturës zyre për Kosovë në qeverinë e Serbisë për vizitën e tij në Skenderaj.

Jashari thotë se, nuk ka qenë i njoftuar nga niveli qëndroj për këtë vizitë.

Ai thotë se në lidhje me këtë vizitë është dashur që zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Punëve të Jashtme të kenë koordinim me kryetarin e Skenderajt.

Ai thotë se këto veprime janë shembull jo i mirë i qeverisjes, dhe kërkon që mos të përsëritën më.

Ai thotë se ky nuk është shteti për të cilin luftuam e sakrifikuam dëshmorët e heronjtë tanë.

Postimi i plotë:

Pas interesimit të medieve dhe qytetarëve, në lidhje me vizitën e zyrtarit serb, drejtorit të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në manastirin e Bajës, në Skenderaj, njoftoj opinionin e gjerë publik që si Kryetar i Komunës së Skenderajt, nuk kam qenë i njoftuar nga niveli qendror i qeverisjes, gjegjësisht Qeveria e Republikës së Kosovës për këtë vizitë.

Në lidhje me këtë vizitë është dashur që Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Punëve të Jashtme të kenë koordinim të plotë me mua si Kryetar i Komunës së Skenderajt.

Veprime të tilla fatkeqësisht japin shembull jo të mirë të qeverisjes dhe si të tilla nuk duhet të përsëritën.

Qytetarë të nderuar, ky nuk është shteti për të cilin luftuan  e sakrifikuan dëshmorët e heronjtë tonë. Kjo nuk duhet të jetë mënyra e qeverisjes sonë demokratike dhe në shërbim të qytetarëve.

Një kërkim falje nga ana ime për familjet e dëshmorëve e martirëve, viktimat civile të luftës dhe gjithë qytetarët e vendit, për këtë vizitë të pa dëshiruar e për të cilën shteti ynë nuk me njoftojë paraprakisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat