Mungesa e oksigjenit, Vetëvendosja e thërret ministrin Zemaj në interpelancë

Aktuale

Mungesa e oksigjenit, Vetëvendosja e thërret ministrin Zemaj në interpelancë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 20:39
VV

Lëvizja Vetëvendosje bën të ditur se ka ftuar në interpeleancë ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Kjo interpeleancë u thirr për shkak të mungesës së oksigjenit medicinal në institucionet publike shëndetësore.

Arsyeja tjetër sipas Vetëvendosjes është furnizimi nga kompani të palicenuara.

Ky është postimi i plotë:

Interpelancë me z. Zemaj për mungesën e oksigjenit

Mungesa e oksigjenit medicinal nëpër institucionet publike shëndetësore Qendrore dhe Regjionale si dhe furnizimi me oksigjen nga kompani të palicencuara e kanë shtruar urgjencën e interpelancës me Armend Zemajn, ku edhe duhet të jap llogari në Kuvend para qytetarëve të Republikës.

Interpelanca është thirrur në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga deputeti Fitim Uka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat