Abdullahu zbulon se si Brukseli do t’i përdorë vizat ndaj Kosovës, për dialogun me Serbinë

Aktuale

Abdullahu zbulon se si Brukseli do t’i përdorë vizat ndaj Kosovës, për dialogun me Serbinë

Nga: G.B Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 15:54
Faton Abdullahu

Njohësi i çështjeve politike, Faton Abdullahu, ka thënë se vizat për qytetarët e Kosovës po kthehen në instrument të fortë politik ndaj fatit politik të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Brukseli do t’i përdorë vizat kur të hyjmë në një fazë më konkrete të dialogut me Serbinë, kur qeveria e ardhshme do të bëjë lëshime për Asociacionin, atëherë do të na jepen vizat, përcjell Bota sot.

Ai ka shtuar se kur qeveria tw bwjw dwm duke bwrw lwshime pwr asociacionin, Brukseli do tw mundohet ta amortizojë me të mirën e dhënies së vizave.

Postimi i tij i plotë:

Vizat mjet politik ndaj të ardhmes së Kosovës

Vizat për qytetarët e Kosovës, po kthehen në instrument të fortë politik ndaj fatit politik të Kosovës. Konkretisht vizat Brukseli do t’i përdorë kur hyjmë në një fazë më konkrete të dialogut me Serbinë. Kur të vije puna për ta shpërblyer një Qeveri të ardhshme të Kosovës e cila mund të bëjë lëshime për asociacionin Brukseli mund të na jap vizat. Dëmin e shkaktuar për atë qeveri që mund ta bëjë lëshimi për asociacionin Brukseli do të mundohet ta amortizojë me të mirën e dhënies së vizave. Kjo është qasje antievropiane e Evropës brukseliane ndaj Kosovës euro-atlantike. Mbesim me shpresë se ndryshim pozitiv në këtë segment mund të determinoi Administrata Biden e cila me këtë Evropë nuk do ta ketë aspak të lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat