Ibrahim Kelmendi: Kjo është dëshmia e rrejshme në Speciale e Thaçit, Veselit, Selimit, Krasniqit...

Aktuale

Ibrahim Kelmendi: Kjo është dëshmia e rrejshme në Speciale e Thaçit, Veselit, Selimit, Krasniqit...

Nga: Ibrahim Kelmendi Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 19:46
Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi

Në Aktgjykimin e Gjykatës së Hagës për Ramush Haradinajn13, në pikat 18 dhe 19, janë “zyrtarizuar” mashtrimet, të bazuara në dëshmi të rrejshme, nga dëshmitarët që janë të evidentuar në fusnotat përkatëse: “Nga fundi i vitit 1996 dhe fillimi i vitit 1997, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së20 numëronte rreth 10 anëtarë që vepronin në trizona të ndryshme: fshehtas në Kosovë, në Shqipëri dhe në shtetet e Perëndimit, si për shembull në Zvicër, Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francë dhe anembanë Skandinavisë.

Deri nga pranvera e 1998, anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ishin Sokol Bashota, Raif Gashi, Xhemajl Fetahu, Adem Grabovci, Xhavit Haliti, Ilir Konushevci, Jakup Krasniqi, Azem Syla (Sula), Rexhep Selimi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Xhavit Zeka. Adem Jashari ishte komandant i UÇK-së deri në mars të vitit 1998.Pas vrasjes së Adem Jasharit, komandant i përgjithshëm i UÇK-së u bë Azem Syla (Sula),kurse Sokol Bashota zëvendëskomandant i UÇK-së dhe Rexhep Selimi inspektor i përgjithshëm. Hashim Thaçi drejtonte degën politike të UÇK-së.18 Jakup Krasniqi u emërua zëdhënës i UÇK-së në Kosovë në qershor të vitit 1998.19 Bislim Zyrapi u bë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm dikur nga fundi i majit maj apo fillimi i qershorit 1998. Lahi Brahimaj u bë drejtor i degës së financave në korrik 1998.”

Për keqardhje, këto dëshmi të rrejshme duhet të jenë si rrjedhojë e një dëshire për propagandim sa më glorifikues, që vetë këta dëshmitarë e kanë parapëlqyer, që të prezantohen si protagonistë sa më shkëlqyes! Më fisnike do të ishte sikur të përgjigjeshin “nuk e di” (në pyetjen përkatëse), se sa të dëmonin rrejshëm. Uroj të mos kenë dëshmuar nën betim... Me gjasë edhe Kryeprokurori Smith, në aktakuzën që ka ngrit kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve, është bazuar në atë gjykim, për ta prezantuar gabimisht një segment historik të Shtabit të Përgjithshëm (SHP) të UÇK-së. Po e citoj pikën 15 të aktakuzës:

Në fund të vitit 1993, LPK-ja krijoi një sektor të posaçëm për bashkërendimin e veprimtarive të njësiteve të armatosura në Kosovë. Në vitin 1994, LPK-ja tashmë përdorte emrin UÇK për organizatën në kuadër të së cilës po bashkoheshin grupet e armatosura në Kosovë. U krijua një Shtab Qendror ose i Përgjithshëm (që më lart përkufizohen bashkërisht si ‘Shtabi i Përgjithshëm’) në të cilin bënin pjesë Azem SYLA , Xhavit HALITI, Hashim THAÇI, Kadri VESELI, Rexhep SELIMI, Lahi BRAHIMAJ dhe Sokol BASHOTA. Në vitin 1997 Shtabit të Përgjithshëm i ishte bashkuar edhe Jakup KRASNIQI. Hashim THAÇI dhe Kadri VESELI merreshin, ndër të tjera, me organizimin e UÇK-së, duke përfshirë edhe mbajtjen e lidhjeve ndërmjet anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm në Kosovë dhe atyre që ishin të vendosur gjetkë. Rexhep SELIMI e kishte bazën në Kosovë dhe, bashkë me të tjerë, forcoi dhe bashkërendoi veprimet e armatosura në terren. Sikurse u përshkrua më lart, që të gjithë, Hashim THAÇI, Kadri VESELI, Rexhep SELIMI dhe Jakup KRASNIQI, vazhduan të mbanin poste të larta në UÇK dhe/ose QPK gjatë periudhës që lidhet me këtë aktakuzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat