Demaliaj besnik ndaj Haradinajt: Nuk e votoj dikë tjetër për president, edhe nëse AAK ndryshon qëndrim

Aktuale

Demaliaj besnik ndaj Haradinajt: Nuk e votoj dikë tjetër për president, edhe nëse AAK ndryshon qëndrim

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 21:50
Shkumbim Demaliaj

Deputeti i AAK-së, Shkumbim Demaliaj thotë se ai nuk jep votë për dikë tjetër pos Ramush Haradinajt.

“Edhe nëse Aleanca ndryshon qëndrim në lidhje me kandidaturën e zotit Haradinaj për president, unë nuk votoj dikë tjetër pos Haradinajt”, deklaroi Demaliaj

Ai shkoi edhe më larg duke thënë se nuk qëndron as në sallë nëse emri i Ramush Haradinajt nuk është në listën e kandidatëve për president.

Deputeti i AAK-së thotë se subjektet tjera vetëm janë duke qëndruar në vend.

“Jemi në muajin e tretë kur AAK ka propozuar zotin Haradinaj për President, ndërsa subjektet tjera nuk kanë ofruar asnjë kandidatë e as nuk kanë ofruar ndonjë kandidatë konsensual”.

Demaliaj thotë se edhe deklarata e Isa Mustafës se posti i presidentit i takon PDK-së ka qenë shumë e hershme pasi sipas tij ai nuk ka diskutuar me partnerët e koalicionit qeverisës për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat