Daut Haradinaj: Vendimmarrja në PDK e vështirë pa Kadri Veselin

Aktuale

Daut Haradinaj: Vendimmarrja në PDK e vështirë pa Kadri Veselin

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 22:26
Daut Haradinaj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se vendimmarrja në PDK është e vështirë pa liderin e tyre.

Haradinaj tregoi gjithashtu se AAK-ja ka pasur presion të vazhdueshëm që të hyjnë në koalicion me PDK-në.

Ndërsa, për mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, ai tha se nuk e përjashton asnjë mundësi.

“Ne kemi dallime substanciale me LVV-në, jemi kundërshtar politik dhe jo armiq dhe nuk e përjashtojmë  nundësinë e koalicionit parazgjedhor . Vijat e kuqe janë hequr shumë heret, e fjalët fyese, e akuzat janë zakonisht për poena politik e për konsum por nuk ka vija të kuqe me në mes subjektet politike”, tha Haradinaj.

Ai gjithashtu tha se Aleanca është në diskutime për zgjedhjen e presidentit por mungesa e Veselit e ka vështirësuar bisedimet me PDK-në.

“Mungesa e Veselit nuk po e bën të mundur marrëveshjen për presdent. Kemi qenë shumë afër me ta për një zgjidhje. AAK-ja nuk po  bën shantazh aspak dhe ne jemi thjesht duke punuar që të arrijmë që ta fitojmë besimin për zgjedhjen e presidentit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat