Zëdhënësi i PDK’së: Haradinaj na sulmoi pabesisht

Aktuale

Zëdhënësi i PDK’së: Haradinaj na sulmoi pabesisht

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 23:02
Zëdhënësi i PDK’së Avni Bytyqi

Zëdhënësi i PDK’së Avni Bytyqi mendon se shpejt mund të ketë zgjedhje të reja. Ai këtu përmend deklaratat e fundit të kryetarit të AAK’së Ramush Haradinaj. Ky i fundit tha se nuk i ka borxh PDK’së.

“Z.Haradinaj na shanë nëpër studio, me vota tonat zero. Është vështir me pasur një marrëveshje politike me njeri që të shanë ty nëpër studio dhe të sulmon pabesisht dhe të shanë ty”, thotë Byqyqi.

Ai thotë se pavarësisht se nuk e kanë liderin Kadri Veseli, nuk u frikësohen zgjedhjeve të reja.

“PDK ka trend të rritjes, jemi në vendin e dytë. PDK nuk ka arsye me iu frikësuar zgjedhjeve”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat