Bytyqi: Nuk isha i ashpër, kam bërë hajgare me Ramush Haradinajn

Aktuale

Bytyqi: Nuk isha i ashpër, kam bërë hajgare me Ramush Haradinajn

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 23:16
Zëdhënësi i PDK’së, Avdi Bytyqi

Zëdhënësi i PDK’së, Avdi Bytyqi ka komentuar deklaratat për liderin e AAK’së, Ramush Haradinaj. Bytyqi e quan Haradinajn politikan pa parime.

“Unë realisht kam bërë hajgare me z. Haradinaj. S’kam qenë i ashpër. Po besoj se z.Haradinaj plotësisht e ka meritu shakanë time pa e kursyer fare”, thotë Bytyqi.

“Haradinaj është politikan pa parime dhe e ka shpërfaqë në mënyrën më të keqe, më të turpshme sidomos në rrethanat në të cilat gjendet Kosova”, theksoi ai.

“Unë besoj që një Kosovë dje ka kesh për deklaratat e tij sidomos për gënjeshtrat e tij e sidomos për mënyrën se si e ka trajtu një ish-kolegë edhe partnerë që ka qenë PDK’ja”, thotë ai.

“Kur partitë e shajnë PDK’në do të thotë se zgjedhjet janë afër”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat