Kjo është mosha dhe prejardhja e 11 viktimave nga COVID-19

Aktuale

Kjo është mosha dhe prejardhja e 11 viktimave nga COVID-19

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 15:06
Ilustrim

Edhe 11 persona nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në vend.

IKSHPK me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se në vendin tonë po ashtu janë konfirmuar edhe 561 raste pozitive me COVID-19.

Aty është bërë e ditur edhe mosha e viktimave

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (72, 67, 62 vjeç), Gjakovë 2 raste (64, 51 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç), Pejë 1 rast (63 vjeç), Prizren 1 rast (47 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç), Obiliq 1 rast (78 vjeç)”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat