Ngjarje si nëpër filma: Çifti nga Obiliqi ia rrëmbejnë vajzën 3 vjeçare një nëne, tentojnë ta dërgojnë jashtë Kosovës

Aktuale

Ngjarje si nëpër filma: Çifti nga Obiliqi ia rrëmbejnë vajzën 3 vjeçare një nëne, tentojnë ta dërgojnë jashtë Kosovës

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 09:04
Ilustrim

Një burrë dhe një grua ia kanë marrë pa pëlqimin e saj vajzën 3-vjeçare një gruaje tjetër nga Obiliqi.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë tentuar që të udhëtojnë pasi e morën vajzën tre vjeçare jashtë Kosovës, përmes pikës kufitare në Jarinjë.

Aty të njëjtit janë ndaluar.

Fëmija i është kthyer nënës, ndërsa, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Plemetin, Obiliq 04.12.2020-11:30. Raportohet se të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovar-e, pa pëlqimin e viktimës –ia kanë marrë vajzën 3 vjeçare dhe kanë tentuar që të udhëtojnë jashtë Kosovës nëpërmes pikës kufitare Jarinjë, ku edhe janë ndaluar. Të dyshuarit dhe viktima janë shoqëruar në stacionin e Obiliqit ku dhe janë intervistuar. Me vendim të prokurorit fëmija i kthehet nënës dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat