Komisioni për raportin e Dick Marty, Abrashi: Të sqarohen pretendimet, janë të gabuara

Aktuale

Komisioni për raportin e Dick Marty, Abrashi: Të sqarohen pretendimet, janë të gabuara

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 17:19
Artan Abrashi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi në një lidhje live për RTV Ora ka folur në lidhje me konstituimin e Komisionit për raportin e Dick Marty.

Abrashi ka thënë se është mirë që të sqarohen pretendimet që thuhen në raport, ndërkohë që i ka cilësuar këto të fundit si të gabuara. Deputeti ka vijuar më tej teksa shton se abuzat e ngritura ndaj drejtuesve të UÇK-së duhet të zhvlerësohen.

Abrashi: Është mirë të sqarohen ato pretendime të gabuara dhe false që i trajton raporti i Dick Martyn. Meqenëse thuhet se janë bërë gjëra edhe në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndoshta nuk është ide e gabuar që njëherë e përgjithmonë të shuhen pretendimet false që ka ngritur ai raport për luftën e Kosovës, por edhe për institucionet e Shqipërisë.

Është në kohë apo është i vonuar ky raport që do të hartojë Komisioni Parlamentar i Shqipërisë?

Abrashi: Ndoshta do të ishte mirë që të sqarohen këto pretendime të gabuara, në një kohë që Gjykata Speciale që është derivat i dalë nga pretendimet që ngre ky raport, të sqarohen këto çështje dhe se akuzat që janë ngritur ndaj drejtuesve të UÇK, të zhverësohen mbi baza të një argumentimi të qëndrueshëm që mund ta bënin komisionin profesional në Republikën e Shqipërisë.

A mendoni se po përdoret situata në Kosovë për politikë të brendshme në Tiranë, duke qenë se jemi në prag të zgjedhjeve?

Abrashi: Këtë nuk mund ta them. Kjo është çështje e brendshme se me çfarë do të merren institucionet e drejtësisë në Shqipëri. Besoj se një trajtim i tillë do të ndihmonte në zbardhjen e së vërtetës që do të shërbejë për zhvlerësimin e akuzave të pabaza që po bëhen ndaj shtabit të përgjithshëm të UÇK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat