E lumtur që sapo aprovuam statutet e katër Universiteteve publike të Kosovës

Aktuale

E lumtur që sapo aprovuam statutet e katër Universiteteve publike të Kosovës

Nga: D.B. Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 17:34
Valentina Bunjaku Rexhepi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës  nga radhët e LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepi,  njëherësh edhe kryetare e Komisionit për Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini dhe Sport, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ndjehet e nderuar që sapo u votuan dhe u aprovuan statutet e katër Universiteteve publike te Kosovës.

Sipas saj, të gjithë së bashku, në një kohë rekord ia dolën që të kryejnë këtë punë kaq të rëndësishme dhe të veçantë për  sistemin universitar publik të Kosovës.

Ja postimi i plotë:

Jam e nderuar që sapo votuam dhe aprovuam statutet e katër universiteteve publike të Kosovës. U jam mirënjohës të gjithë anëtarëve të Komisionit për Arsim, dhe kolegëve deputetë në përgjithësi, që me konstruktivitet, përgjegjësi, dhe bashkëpunim efektiv ia dolëm që në kohë rekord ta kryejmë këtë punë të rëndësisë së veçantë për sistemin tonë universitar publik. Urime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat