Deputeti i VV: Ne nuk jemi të interesuar ta mbyllim derën e bashkëpunimit me AAK-në

Aktuale

Deputeti i VV: Ne nuk jemi të interesuar ta mbyllim derën e bashkëpunimit me AAK-në

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 10:59
Daut Haradinaj dhe Albin Kurti

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se partia e tij nuk është e interesuar ta mbyllë derën e bashkëpunimit në mes të VV’së dhe AAK’së.

Megjithatë, sipas tij, deri tash nuk ka përafrime.

“Ne nuk jemi të interesuar ta mbyllim derën e bashkëpunimit, por nuk qëndron kjo që ne kemi përafrime”, është shprehur Abrashi.

Tutje, ai tha se PDK’ja po e dëshiron presidentit por nuk është e sinqertë në çështjen e zgjedhjeve.

“Mendoj se PDK’ja po e dëshirojnë presidentin dhe nuk janë të sinqertë në çështjen e zgjedhjeve”, ka thënë Abrashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat