Ramiz Kelmendi e cilëson “antiamerikane” Vjosa Osmanin, thotë se ajo ka mllef ndaj Thaçit

Aktuale

Ramiz Kelmendi e cilëson “antiamerikane” Vjosa Osmanin, thotë se ajo ka mllef ndaj Thaçit

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 11:16
Ramiz Kelmendi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi i ka reaguar ashpër u.d të presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani pas shkëputjes së kontratës me kompaninë për lobim e cila raportohet se është e lidhur me ish-ambasadorin amerikan, William Walker.

Kelmendi e ka quajtur “antiamerikanizëm” këtë veprim të Osmanit, duke thënë se ajo po vepron në bazë të mllefit ndaj ish-presidentit Thaçi.

“Nuk paraqet vlera në njërën anë Rugovizmi, vizita tek varri dhe në anën tjetër shkëputja e kontratës së përfaqësimit të Kosovës në SHBA. Poashtu nuk duhet që në emër të Feminizmit të zëvendësojë me lloje e emërimet e kritikuara më pare”, ka shkruar ai.

Madje e ka kritikuar Osmanin duke thënë se nuk po ndërmerr vizita në shtetet mike të Kosovës.

Postimi i plotë i Kelmendit:

Antiamerikanizmi i radhës veprues i UD të Presidentës Osmani

Për ti treguar besnikërinë partnerit politik që jemi në vijën e njejtë dhe ushtrimi i detyrës nuk i largon nga rrugëtimi i përbashkët znj. Osmani. Shkëputë kontratën me Ëiliam Vokerin-Ambasador, ushtarak dhe njeriu që i paraqiti SHBA-së dhe botës fytyrën e vërtetë të Millosheviqit dhe serbëve shovenistë. Nuk duhet që nga mllefi anti Thaçi të dëmtohen pariparueshëm marrëdheniet me miqtë më të përkushtuar për Kosovën.

Nuk paraqet vlera në njërën anë Rugovizmi, vizita tek varri dhe në anën tjetër shkëputja e kontratës së përfaqësimit të Kosovës në SHBA. Poashtu nuk duhet që në emër të Feminizmit të zëvendësojë me lloje e emërimet e kritikuara më parë.

UD Osmani qe sa kohë është emëruar në këtë pozitë mbetet dhe sillet anëembanë vendit tonë dhe nuk lëvizë fare në drejtime ndërkombëtare. Ajo e ka obligim të vizitojë SHBA-të si mikun kryesor. Aty është vendi ku ndërtohet demokracia, por më kujtohet kurë pasi u zgjodhë kryetare e Kuvendit vizitoj vendlindjen e largët Zhabarin, për tju thurrurë vendasve lavde. Most ë harrojmë, ne vërtet e kemi buxhetin e vogël, por Vokeri ka kontribuar që të kemi edhe këtë buxhet dhe duhet urgjentisht të pasurohet kontrata e re, jo vetëm me të, por edhe me shumë të tjerë që Kosovës i dalin në ndihmë në kohen kur po vendoset e ardhmja e qëndrueshme e vendit tonë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat