Qeverisë i kërkohet që urgjentisht të heq orën policore për bizneset

Aktuale

Qeverisë i kërkohet që urgjentisht të heq orën policore për bizneset

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 15:13
Shoqata e Gastronomëve

Me masat e fundit për parandalimin e përhapjes së COVID-19 të marra nga institucionet e Kosovës, është vënë ora policore nga ora 19:00 për qytetarët por edhe mbylljen e bizneseve në këtë orar.

Ndaj kufizimit të lëvizjes dhe orarit të veprimtarisë për bizneset vazhdimisht ka pas zëra se moslejimi i punës veçse po thellon krizën ekonomike në vend.

E Shoqata e Gastronomëve, Oda e Hotelerisë dhe Turizimit të Kosovës dhe Rrjeti i Shitësve me Pakicë, të mbështeturat nga odat ekonomike në vend po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të zgjasin orarin e punës apo edhe të heqin krejtësisht këtë kufizim.

Kryetari i Shoqatës së Gatronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi po thotë se bizneseve ‘t’i lejohet puna meqë vendosja e masave nuk ka ndikuar që të ulet numri i të infektuarve me COVID-19.

Kllokoqi ka theksuar në konferencë për media të mbajtur të premten që të mos mendohet alternativ që kufizimi i orarit të hiqet vetëm në fundvit.

Kllokoqi: Kërkojmë urgjentisht rritjen e orarit

“Kërkojmë urgjentisht rritjen e orarit, apo edhe heqjen e masave plotësisht sa i përket orarit. Nëse mendojnë me lënë vetëm për fundivit ose për festat e fundvtit atëherë le të bëjnë për vete jo për bizneset [...]Të gjithë ne këtu përfaqësojmë industritë më të goditura në vend nga pandemi dhe masat e ndërmarra të qeverisë mbi gjendjen e sektorëve të ndryshëm në veçanti dhe gjithë ekonomisë në përgjithësi. Sa i përket gastronomisë dëmet e ekonomike tanimë i kemi pasqyruar në raportin hulumtues sa i përket ndikimit të fenomeneve të cekura më herët”, tha ai.

Tutje Kllokoqi tha se mospërkrahja e qeverisë është duke iu shkaktuar dëme.

Kllokoqi: Sa më shumë që nuk jemi të përkrahur dëmet janë përshkallëzuar

“Sa më shumë kohë që nuk jemi të përkrahur ekonomikisht dëmet janë përshkallëzuar edhe më shumë. Duke marrë parasysh situatën dhe mosefiktivitetin e masave ne një zëri kërkojmë që orari i bizneseve nëpër industri të zgjatet për arsye dhe lakorja e infeksionit nëpërmjet këtyre vendimeve ka shkuar duke u rrit në një anën dhe lakorja e rënie ekonomike në anën tjetër. Në rrethanat e tanishme më e pakta që mundet të bëhet është zgjatja e orarit dhe funksionimit të bizneseve në mënyrë që të njëjtat të përkrahen me lejueshmërinë e ushtrimit të afarizmit duke kontribuar kështu në rrjedhën e vëllimit të punës. Mbetemi të zotuar që bashkërisht do të ofrojmë alternativa më të përshtatshme për të ruajtur shëndetin publik dhe atë ekonomik”, tha Kllokoqi.

Zgjatjen e orarit po e kërkojnë edhe nga Rrjeti për Shitje me Pakicë.

Nga Rrjeti për Shitje me Pakicë, Yllka Metaj ka ilustruar mesataren e infektimeve për muajin tetor, nëntor e dhjetor, me ç’rast thotë se kufizimi i orarit nuk ka pasur rezultat.

Metaj: Kufizimi nuk ka pas rezultat në uljen e infektimeve

“Rrjeti i Shitësve me Pakicë ripërsërit kërkesën ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës për zgjatjen e orarit të punës dhe në të njëjtën kohë unifikimin e këtij orari të punës. Kanë kaluar rreth një muaj prej masave të fundit të vendosura nga Qeveria e Kosovës me të cilat janë kufizuar orari i punës por që numrat po tregojnë që nuk kanë pasur ndikimin e dëshiruar këto mase [...] është evidente që kufizimi i orarit të punës me u rishiku edhe njëherë të paktën me u zgjatë ose edhe me u largu. I bëjmë qeverisë thirrje të drejtojnë fokusin drejt çështjeve ekonomike dhe të ngrisin nivelin e dialogut publiko-privat. Rrjedhimisht ne e konsiderojmë të domosdoshme zgjatjen e orarit të lejuar të punës dhe unifikimin e tij në gjitha komunat në mënyrë që të mundësohet operimin normal i bizneseve gjithmonë duke marrë parasysh rekomandimet e OBSH-së.

Ndërsa, Hysen Sogojeva nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës veç heqjes së kufizimit të orarit ka kërkuar edhe që në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike të përfshihet edhe veprimtaria e turizmit e cila siç thotë ai kjo veprimtari ka qenë më e dëmtuara nga kjo situatë.

Sogojeva: Kufizimi nuk ka dhënë efekt, le të hiqet kufizimi i orarit

“Ne si oda të përbashkëta morëm qëndrim që të apelojmë të qeveria dhe institucionet qendrore që sa më parë të hiqen kufizimet sepse nga të dhënat shihet se nuk është vatër e infektimeve gastronomia, hoteleria apo veprimtaria turistike. Ne jemi dakord që jo vetëm të zgjatet por mundësisht të hiqet prej orarit sepse ndarja në zona me ngjyra veçse e ka dëmtuar dhe nuk ka dhënë efektin e madh apo në përmirësimin e infektimeve. Ne jemi edhe për një kërkesë që është e domosdoshme sepse si dihet veprimtarie e Hotelerive Turistike ka qenë më e atakuara, prandaj dhe në Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike ndikohet që shpërndarja e atyre mjeteve të jetë në fokus të kësaj veprimtarie në mënyrë që mos të derdhen paratë në ato veprimtaria ku nuk ka nevojë. Shpërndarja e mjeteve të jetë ashtu siç duhet”, tha ai në konferencën për media. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat